Kostaq Mizaku - NË QIELLIN E PRILLIT
Kostaq Mizaku
NË QIELLIN E PRILLIT
Në qiellin e prillit u grindën dy re
Me zjarr u qëlluan, u shanë,
Ca copra ylberësh deri përdhe
U thyen pastaj edhe ranë
Në takat e tua u ngecën më tej,
Pas gjurmësh mbushur me dritë,
Sikur të kesh zbritur nga një kometë
Që të sfidosh perënditë.
E bukur nën blire me hapin e rëndë
Krenare zgjon rrugën e fjetur,
Në sy inatin e reve ke vënë
Dhe borën e dimrit të mbetur.
Por ah, ajo copëz ylberi mbi flokë,
Kurorë rënë mbi ty,
Ta prek por kam frikë nga vetëtima
Inati i reve në sy...
No comments:
Post a Comment