Përparim Hysi - FËMIJËRIA IME
Përparim Hysi
FËMIJËRIA IME
Fëmijëria ime mbushur me blegërima shqerrash
Tek ruaja dhëntë në fshatin tim,
Rrobat i grisja drizash e ferrash
Kjo jetë më pëlqente e bëhesha tym.
Arave e pyllit u bija pashë më pashë
Nuk kish si unë për të bërë zarare
Kam qenë i sertë,bari trazovaç
Në dorë do mbaja shkop a çomange.
Ish mirë që mos më dilje në udhë
Se duart më hanin për sherr
Sikur qeshë pak Robin Hud
Ndonjëherë si Vilhelm Tel !
Kështu shkruaj sot që jam i lëçitur
Kur vjen e më fanitet fëmijëria
Mall kam shumë për vitet ikur
Tash që më ka ardhur pleqëria.
No comments:
Post a Comment