Saturday, January 26, 2013

Agim Bacelli - Tri poezi

















KUR...

Kur ne burrat
Biem në pajtim me një femër,
Të panjohur dhe krejt pa pritur,
Më keq s'ka!
Kjo,
Është njëlloj sikur të takohen
Një panterë e çmendur
Me një luan budalla!

FEMRA...



Femra i takon botës mbarë,
Ajo është Dielli i meshkujve,
Fal ngrohtësinë,
Ndrit planetin,
Ëmbëlson shpirtin,
Krijon Gjithësinë...

S'JU FAL!

S' ju fal,
Nëse një femër keni ngarë,
Nëse keni gënjyer e mashtruar;
Nëse Zemërbuta nga ju ka qarë!
S'ju fal!

Thursday, January 24, 2013

Alma Zenellari - PAFAJËSI

















Alma Zenellari



PAFAJËSI

Thonë se foshnjat kur lindin,
nuk shohin...
dhe unë e di pse...
Ta njohësh këtë bote, bebja ime,
s'ka ardhur koha ende.

Ndaj unë të them: Fli,
nen qepallat e syve te tu,
shiko atë botë
që e njeh veç ti...

Ti, krijesa ime e pafaj,
zbrazur nga thellësi e eshtrave te mia.
E di, s'ke faj...
S'ke faj që erdhe
në këtë botë të urryer,
plot shtriga dhe djaj...






Wednesday, January 23, 2013

Pëllumb Gorica - DY POEZI















Pëllumb Gorica

SYTË E MALLIT TË LARGËSISË

Oh!, malli sytë i ka në largësi,
Si Dielli që vështron  i përmalluar  yjet.
Përmbi oqeane shtrin krahët zemra,
Bashkon kudo të gjithë  qiejt.
Këtë mall tretur në tingujt e zemrës,
S’e matin as mijëra kilometra.
Sa herë trokas në dritaren e kujtesës,
Çelin boçe kujtimet e vjetra...


HESHTJA E DHIMBSHME

Në heshtjen e pagojë
S’kam shkruar asgjë për ty.
Në papiruset me kujtime
Dhimbja m’i verboi ditët.
Gacat e zjarreve u vetëshkruan
në hirin e të shuarës dashuri...
Buzëve vjeshtore,
Gjethet tona u zverdhën
Mbi një vazo dhimbje
Lotët e trëndafiltë u derdhën...

Tuesday, January 22, 2013

Përparim Hysi - MJEGULLA















Përparim Hysi

MJEGULLA

 
Çuditesha
pse vishen me mjegull malet.

Kam parë mjegullën
të veshë moçalet.

Shekujt homerikë
me mjegull i përfytyroj.

Mjegull në syt' e mi
okulisti zbuloi.

S' çuditem aspak
Pse s' qorollisen malet.

Pse rriten
kallamat e blertë moçaleve.

Pse
përtej mjegullës
Poetët vështrojnë larg.


Vjollca Tiku Pasku - LARGOHU VDEKJE !









Vjollca Tiku Pasku 

LARGOHU VDEKJE !

Sa herë më je afruar  vdekje, me sytë bosh,
më pas ke ikur, të marrësh erzin në të tjerë,
sa dhimbje ke shkaktuar, e buzë shkumëzuar në lot,
sa shtëpi ke rrafshuar e ka kënduar qyqja në ditë pa lerë.

Kur ti afrohesh dielli shpërthen në hi të zi,
yjet pa ngjyrë misteriozë zhduken në çast,
perdja e kaltër e qiellit mbyll siparin praptazi,
hënën e lë në zgrip errësire, mbërthyer si në kllapë.

Me tehun vezullues të kosës pret fytin e dritës
burimi që rrjedh jetë, shter trishtë në çast,
bebëzat e syve fik, e bien në lakoren e slitës ,
fryma shuhet ngadalë, në vorbull e ngrahmë.

Kapaku i dheut hapet me lopatë, e ngrihet galumë,
dy litarë gjarpërushë mbajnë peshën e presë tënde,
një zhurmë e ftohtë e ti e mbështjell me mantel të ngurtë,
dhe  hijen verdhacuke që lë mbi  tokë, pi me ëndje.

Ndaj shpirti im udhëtar pi në  kristale drite dashurinë,
agimin zemërbardhë kam bashkëudhëtarë në zgjim,
puth rrëzëllimin e argjendtë  të diellit e  gjithë kaltërsitë ,
përpiqem çdo çast të gdhend më të mirën me rreze lime.

Jeta është një duartrokitje  buzësh  që ndërron ngjyrë,.
në qerthullin e familjes e në fshehtësinë e udhëve të gjata,
deri sa shamia vjollcë t’më mbulojë copën e ditës  në fytyrë,
të jetojmë në paqe e shpresë, ti bëjmë ditët e begata. 

Sunday, January 20, 2013

Qazim Muska - EJA!














Qazim Muska

EJA!
Eja në ëndërr
Përmes shtegut të vetëm që na ka mbetur hapur!
Eja- fluide,e qashtër,fisnike
Ashtu si dikur;
Nazike dhe e zjarrtë.
Eja si yll, si hënë,si zanë a shtojzovalle…
Veç, eja!
Më bëj të prehem i plagosur nga pendimi
Në tallazitjet magjike
Humbur në vetëflijim!
M’a rikthe çastin e lumtur ngecur larg,
Zemerek i këputur i një ore të vjetër!
Ma rizgjo ndjenjën,
Që mbytur lundron e pashpresë në hapësira tragjike!
Eja!
Si mall,si dhimbje,si urrejtje,si dëshire,si dëshpërim…
Veç,eja!
Eja, përmes ëndrrës,
Shtegut ende të pambyllur,
Rreze në errësirën e honit,
Zbrit dhe më rrëmbe!
Dhe më ço përsëri atje larg
Në parajsën tonë të perënduar…
Eja,
Ti perëndim i pambaruar…!

Friday, January 18, 2013

Valentina Plaku - UNË E DI















Valentina Plaku
  
UNË E DI

Unë e di tashmë, e kam kuptuar,
Se  ku qëndron ajo lumturi e vërtetë,
Ajo që të bën me krahë
Ajo që të mban në  jetë.
Është kaq e thjeshtë dhe kaq e bukur,
Sa veç ta prekësh bëhesh si flutur.
Doni ta dini? Apo e kini zbuluar??
Nuk  ju bezdis nëse e kini kuptuar.
Por po ju them një  gjë  unë  tani:
Që  lumturia e vërtetë  qëndron :
Në të bukurën “DASHURI”
Sa më shumë të duash
 Aq me e lumtur je,
Dhe s’ke nevojë   për t’u dukur
Me dhe apo s’më dhe.
Ti fal e mos kërko,
Buzëqesh e mos u tundo,
Aty pra  është lumturia,
Ajo e bukura,  e magjishmja.
Atë  që duan ta prekin të gjithë,
Por ndoshta kanë edhe pak frikë,
 Se lumturia e vërtetë se kërkon  paranë,
Nuk pispilloset shumë,
Dhe bën edhe pa gjerdanë,
Ajo është e bukur
Dhe shumë  e sinqertë,
Ndonjëherë lozonjare,
Dhe s’ka asgjë me hile.
Unë tashmë e kam kuptuar,
Në thellësinë e shpirtit tim,
Ajo ka kohë që është strehuar.

Fatbardha M.Xhani - E SHKUAR....















Fatbardha M.Xhani

E SHKUAR...

 
Ata që më kanë munguar
e kanë vrarë mungesën me dhimbjen e vjetër
pse mallin kanë lënë si lëng të shpirtit të tyre...

Një dashuri e humbur gjithmonë është aty
duke pritur në heshtje një shenjë
mungese...

E shkuara ka mbetur diku në ajër
shpërndarë në mijëra grimca,
jetuar stuhishëm sikur kurrë nuk do të shkojë...

Ende është brenda meje
në qindra pse pendimi
e buzëqeshje pohimi minutash e sekondash...

Nëse gjithçka ka qenë e gabuar brenda një çasti
një moment i vonë ka qenë i mjaftueshëm,
veç për një më fal...

Unë jetën time do ta mbush me lule, vargje, dashuri
Sepse tjetra nuk ekziston
është thjeshtë,
një e shkuar...!!!


Alma Zenellari - SHPIRTI QAN ME LOT QIRI















Alma Zenellari

SHPIRTI QAN ME LOT QIRI

Kur do nisem për tek ti
te jetoj dhe njëmije jet'
ne s'te prek qofte dhe nje dite
dhe nje dite pa ty do vdes...

Zot! Bem' fatin ta ndryshoj,
thone se fatet jane te shkruar,
Si do mund pa ty te rroj.,
pa ty jam shpirt i harruar...

Une pa ty s'kam drite ne sy,
drite e syrit mbetur fikur
shpirti qan me lot qiri,
njemijë jete duke te pritur..

Fryme jete te kam ty,
ti je gjaku neper deje,
Jepmi shpirtit nje shkendijë,
zjarr te kthehet brenda teje...


Kostaq Duka - PER TË MOS PASUR SY TË TILLË













Kostaq Duka

PER TË MOS PASUR SY TË TILLË

Në sytë e mjegulluar te nje plaku
Trajtesohet pikellimi per braktisjen e femijve.

Në sytë
Qiellngrysur te nje gruaje
Pikezohet trishtimi
Per tradhtine tinzare te nje burri.

Në sytë
E tejzmadhuar te nje femijë
Dhimbezon malli
Per prinderit qe kurre s’i ka parë.

Per te mos pasur sy të tillë,
Sa shume na duhet per t’u bere
njerëz, më të mirë !...
 

Monday, January 14, 2013

Koço Sterjo - ЁSHTЁ KOHA














Koço Sterjo

ЁSHTЁ KOHA

Ёshtё koha tё dashurojmё,
Nuk ka mё kohё.
Pas verёs sё nxehtё e vjeshtёs sё ngarkuar,
Vjen njё dimёr me llohё.

Ёshtё koha tё dashurojmё,
Çёshtja nuk do diskutime,
Siҫ thoshte i madhi Kiço Spiri
Atje nё trevёn time.

Ёshtё koha tё dashurojmё,
Qё vdekje tё mos kemi.
Dashuria nё kёtё moshё
Si mbi plagёn melhemi.
 

Vullnet Mato - ÇAST I PAHARRUAR ME NËNËN















Vullnet Mato

ÇAST I PAHARRUAR ME NËNËN

 
O zot, si nuk e harroj dot atë çast me nënën,
kur shtypja në makinë shkronjat me radhë.
Ajo ulur pranë tryezës, ndiqte me sy gërmën,
që linte trokitja e tastierës në letrën e bardhë! 

Ç’i ke gjithë ato fjalë që shkruan, more bir?...
Fjalë për botën dhe për veten time, moj nënë!
Nëna psherëtiu me kryet mbështetur te supi im
dhe troku i gërmave sytë në dremitje ia kish vënë.

Kur mbarova me makinën, nëna u zgjua befas,
fërkoi sytë që i qenë mbyllur krejt pa kuptuar
dhe sikur po kërkonte ndjesë, më pyeti lehtas:
Mbarove, o bir, fjalët që kishe për të shkruar?

Kam lënë vetëm një fjalë, moj e shtrenjta ime!
Ç’është ajo fjalë që s’e shkrove, nxitoi të pyesë?
Fjalën e parë që të belbëzova ty, kur më linde,
kam lënë ta shkruaj dhe të fundit, para se të vdes...

Ajo më puthi dhe në gjoks më fërkoi zemrën:
Ti s’ke për të vdekur derisa të jem unë gjallë!...
O, zot si nuk e harroj dot atë çast me nënën,
por sa herë shkruaj, e kujtoj me më tepër mall!...
 



Sunday, January 13, 2013

Vjollca Tiku Pasku - FLATROJ NË DRITË















Vjollca Tiku Pasku

FLATROJ NË DRITË

Mos më pyet “pse të dua “,
njësoj si të pyesësh “pse jetoj”.
ti je gjithë bota për mua,
je ëndrra nën qerpik, të adhuroj.

Zemra e diellit në bie në det,m shuhet,
detin mund ta përpijë toka, të fshihet,
toka mund të shpërbëhet, të thyhet,
dashuria ime, në tjetër galaktikë do ngrihet.

Dashuria ime është;
dritë- frymëmarrja e syve ,
agu-zgjimi në çdo ditë,
trëndafil- ngjyrë të pupurt puthje,
prekje -e mirazhit shpirt.

Je engjëlli që mban peng zemrën time!

Përparim Hysi - FËMIJËRIA IME














Përparim  Hysi



FËMIJËRIA IME

Fëmijëria ime mbushur me blegërima shqerrash
Tek ruaja dhëntë në  fshatin tim,
Rrobat i grisja drizash e ferrash
Kjo  jetë më pëlqente e bëhesha tym.

Arave   e pyllit u bija pashë më pashë
Nuk kish si unë për të bërë zarare
Kam qenë i sertë,bari trazovaç
Në dorë do mbaja shkop a çomange.

Ish mirë që mos më dilje në udhë
Se duart më hanin për sherr
Sikur  qeshë pak Robin Hud
Ndonjëherë si Vilhelm Tel !

Kështu shkruaj sot që jam i lëçitur
Kur  vjen e më fanitet fëmijëria
Mall kam shumë për vitet ikur
Tash që më ka ardhur pleqëria.

Luan Kalana - ËNDRRA E TË VERBRIT














Luan Kalana

ËNDRRA  E TË  VERBRIT
    " Ju që shini gjthësinë , më falni një minutë  dritë,
      ta shoh dhe unë sa i bukur është Njeriu , pastaj t'i mbyll sytë,"
                                                                    ... lëmoshë të verbrit  ..   

Ju njerëzit e urtë e të butë,
tëre jetën ëndërroni e këndoni,
për sytë më të bukur në botë,
trokitni si udhëtar në sytë pa dritë,
mos druani shikomëni drejt në sy...
 &
Keni parë sa i drojtur  ecën i verbëri,
prek token me bastun, pa hedh  hapin,
ndjek pas me litar si manar një qen.
pengohem,vritem, ngrihem si balon,
si zog qumështor  që bie nga qielli..
 &
Me shpirt e me zemër, si foshnja nënën,
me ndjenja si bota e madhe e poetit,
s' dua të dëgjoj e të prek dhimbje, lotë,
te shoh perëndinë e planetit, Njerinë,
asgjë kërkoj, pak dritë te shoh  Botën.
 &
Të ngihem në mëngjes,të fërkoj sytë,
të harroj ëndrrat, të shoh mrekullinë,
të shoh fytyra njerëzish si hyjnitë,
të prek nënën,fëmijët e shtëpinë,
te shoh atdheun, e mirësinë.
 &
S'dua asgjë më shumë të  shtrenjtë ,
gjënë më te lirë, pa lekë e centë,
ashtu si gjej vetë ajër e shpresë,
si nëna që fal  jetën për sytë e verbër,
njerëzimin njësoj  ta shoh me dritë ..
 &
Të mos shoh vetëm errësirë,
të shoh ditën me lulet, pa nate,
te shoh ngjyrat dhe ylberin
të shoh me sytë e mi yjet,
si del  Hëna, si ndrit Dielli.
             




Kostaq Mizaku - NË QIELLIN E PRILLIT















Kostaq Mizaku

NË QIELLIN E PRILLIT
Në qiellin e prillit u grindën dy re
Me zjarr u qëlluan, u shanë,
Ca copra ylberësh deri përdhe
U thyen pastaj edhe ranë

Në takat e tua u ngecën më tej,
Pas gjurmësh mbushur me dritë,
Sikur të kesh zbritur nga një kometë
Që të sfidosh perënditë.

E bukur nën blire me hapin e rëndë
Krenare zgjon rrugën e fjetur,
Në sy inatin e reve ke vënë
Dhe borën e dimrit të mbetur.

Por ah, ajo copëz ylberi mbi flokë,
Kurorë rënë mbi ty,
Ta prek por kam frikë nga vetëtima
Inati i reve në sy...


Friday, January 11, 2013

Agim Xheka - KALËRIM ?...

















Agim Xheka

KALËRIM ?...

Me thane se ke nisur kalërimin,
ne kerkim te princit tend te kaltër...
Aferim, o mikja ime.Udhe te mbarë
ne enderren tende te pastër
ne shpresen tende te bardhë.

Une e njoh zemren tende
dhe deshiren per shpirtin binjak.
Nuk je e para e as e fundit ne rradhë
Qe po e kapercen kete prak,
ne kerkim te fatit tend te bardhë

Eshte veshtire sot te gjesh binjakun.
Ne paradën me dy fytyra te njerezimit,
Maskat tashme ne mode jan kthyer.
Jetojmë kohen e lajkave dhe mashtrimit,
Ndershmeria dhe besa nuk kan me vlere.

Eh moj mike e mire qe mbete e bardhë,
Mermerizuar në kalërimet e tua stoike
Mos ndodhte qe kali te thinjet ne ështër
Dhe ti, heroine e kengeve epiko-lirike,
Monument-viktime e kesaj bote gënjeshtër.

"Në rrugën për tek princi yt i ngratë,
Nuk duhet kalërim,por vetem pak fat."