Tuesday, December 4, 2012

Vjollca Tiku - VETMI


 
Vjollca Tiku

VETMI

Vetmia, ajsberg ne grigjën e ngrirë të shpirtit.
Rrezja kotet dhe thyen pendën e artë në buzë të saj .
Shtizat e sahatit ndalojnë në një kurorë të fishkur.
Sytë e enjtur të natës tretin hënën pa gojë,
në eklipsin e jetës.
Flash i çasteve mbyllur në petalet e mermerit të ftohtë.
Vdekja vau i nëntokës ushqen rrënjët
e trëndafilit të bardhë në errësirë.
Ëndrrat e qiririt u fikën në shandanin e gërryer,
prej husarit fat.
Dhimbja iriq metastazë vallëzon në zemrën e plasaritur.
Stepat e trishtimit ndjellin erë kripe
që riciklohen në qerpikët e turbullt të natës.
Puhiza e trëndafilave të kuq të kraharorit të dashurisë,
tharë nga pështyma e njelmët e stuhisë.
Ylli i mërguar dashuri struket në tjetër galaktikë.
Ethet e ditëve endacake përplasen si shkuma e bardhë,
nen shfryrjen e brengës së dallgëve.
Retë vjollcë shtrydhin britmën e lëngët të qiellit.
Qiejt u krijuan të mbledhin aroma,
e të derdhin të qara.

No comments:

Post a Comment