Saturday, December 8, 2012

Aleksandër Shallvari - THËRRMIJA KRISTALESH...



 

















Aleksandër Shallvari



THËRRMIJA KRISTALESH...

Vështroj përmes kësaj pasqyre të vjetër,
ç'pasqyruar nga kristali që copa copa ka rënë,
përballë meje i ulur në poltronën e bardhë,
i flas shëmbëllimit që duket i zbehtë,i ngrënë.

Mes riga kristalesh fytyra ime ngjan,
me atë që shikoj përballë meje këtë natë,
më nervozon imitimi i shëmbëllimit kaq i saktë,
më fut në trishtim pjesa tjetër përballë.

Kërkoj nëpërmjet kësaj që shikoj,
të depërtoj thellë brenda meje - përmes teje,
ti nga ana tjetër gjithashtu do të kuptosh,
çfarë ka jashtë teje-aty brenda meje.

Rrudha moshe nga jashtë e shpirtndjesi nga brenda,
ballë të ulur në lodhje e sy me syze te vënë,
një dorë që herë pas here mbi kokë kalon plot nerva,
dy buzë që duan te fshehin ca dhëmbë të rënë.

Por një gjë kemi të përbashkët në këtë natë,
kjo dritë - engjëll që brenda nesh na lidh si urë,
atë vajzë, të dy e duam me të njëjtën forcë
dhe xheloz për njëri tjetrin nuk bëhemi kurrë.




No comments:

Post a Comment