Wednesday, December 26, 2012

Luan Xhuli - E SHKRUAR NJË TË DIEL DHJETORI


















Luan Xhuli

E SHKRUAR NJË TË DIEL DHJETORI

 
U pakësuan shtrëngimet e duarve
dhe përkëdhelja e sinqertë e supit,
Shikimi në bebëz kur flet me fqinjin
ka humbur drejtimin e vërtete të dritës.
Kaq pak gjera na mbeten...
Klorofili i fjalës ka ngjyrosur flokët
dhe korentet e ajrit,
pësuan ndryshkje në menteshat e lëvizjes...
Kaq pak ,
as borxh vetes
si japim dot më !
U pakësuan të ngrohtat, të ftohtat,
pikantet,të djegshmet...,
As me dashurinë nuk mbyllim me takim,
duke harruar bukurinë e pritjes.
Me të shkoqurat e pakta ne astarin e ditës
asnjë teoreme nuk ka gjetur zgjidhje...
Pak, pak, pak
sa dhe uria ka mbetur shtatzënë.
Do te lindi binjake:
Grindjen në njërin djep
vetminë në tjetrën anë…
Unë,
duke përkundur te dyja,
si kjo dite dhjetori…!

No comments:

Post a Comment