Sunday, December 30, 2012
Anila Themiu - NINULLA E NGJYRAVE
Anila Themiu
NINULLA E NGJYRAVE
Më vër në gjumë me penelin tënd
më fërko me ngjyrë të të kem në mend
më ngjyros ëndrrat nëpër flokë shtrirë
me ylberin e bojërave më merr me të mirë
Ëmbël si pikturën më përkëdhel dhe pak
fantazisë tënde ëmbëlsi ti jap
Me diellin e gëzimit të të ngrohë dua
virgjërinë e mendimit po ta jap hua
Notat e penelit melodi e brishtë
ndjenjat e panjohura zgjojnë në shpirt sërisht
Simfoni e lyer, dashuri e pashkruar,
poezi e pathënë, këngë e pakënduar.
Edhe pak të lutem edhe pak të thashë
po ta lësh penelin gjumin e nxjerr jashtë
Kur ti mbaron pikturën unë lë ëndërrimin
prandaj me puthjen tënde të bukur ma bë zgjimin
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment