Monday, December 31, 2012

Fatbardha M. Xhani - TI ZBRITE SHKALLËT
















Fatbardha M. Xhani

TI ZBRITE SHKALLËT

Ti zbrite shkallët
E lartësive ku dashuria ime të ngjiti
Dhe më the zëulët,
Ti je mbretëresha e ajrit
E dritës
Dhe e zjarrit...

Atëherë kuptova
Pse gjithçka e ndërtuar
Nuk duhet shembur
Pse zogjtë e mungesës,
Pëllumbat e shpresës
Nuk duhen trembur...

Me ëndrra në dorë
Pak nga pak
Kështjellën prej kristali
Po i ndërtoj dashurisë tënde
Duke lozur me dallëndyshet,
Vargjeve të një kënge...

Unë zbrita shkallët
Prej lartësive
Ku dashuria jote më ngjiti
Erdha, e si polen u derdha këtu
Prej marrëzive,
Lundrova në ujin e syve të tu...

Dhe mendova...
Sikur pas kësaj të mos kish më
Sikur të ish kjo e fundit gjë
Sikur jeta e vdekja të bëheshin një
S'do kërkoja më
Asgjë...

No comments:

Post a Comment