Saturday, December 22, 2012

Luan Kalana - KRISHTI RILIND NGA NJË FËMIJË...










  
  


Luan Kalana 


 KRISHTI RILIND NGA NJË FËMIJË...

1-Pas perdes së hekurt,erë e stuhi,
zemra e njomë e një vogëlushi,
qëndronte e ngurosur, e trembur,
fshihej,druhej mos e shihnin në sy...
2
Fëmija adhuronte me shpirt ëngjëjt,
kish pikturuar Elvis Preslin me thëngjij,
mbyllej fshehurazi në dhomë këndonte,
turp e më shumë frikë nga terri i zi.
3
Mësuesja i kish vënë katër në letërsi,
në hartimin me temë gjoja të lirë,
ai kish shkruar për shpirtrat e djegur,
ajo heretizonte talentin e ri në krijimtari...
4
Ortekët e kohës përmbysën retë sterrë,
s'dukej më ajo fytyrë e mpirë e zymtë
djalit buzëqeshja i ndriste,lulëzonte
me Bitellsat,Majkëllin,imitonte lodronte ...
5
Ditën provonte me thikë të gdhendte ,
bënte skulptura në drurë,në shkopinj,
i thyente kur s'i pëlqenin,asgjë s'tregonte,
vetëm ca lugë drurin Nënës ia dhuronte.
6
Nga kish mbirë ai talent ajo fantazi,
shkëlqejnë në art ,në muzikë e në letërsi,
fëmijët janë si engjëjt,lërini,mos i ndrydhni,
ata kanë botën e tyre,bëjnë mrekulli.
7
Papritur, një ditë e vari "gjeniun" në mur,
"Një njeri me krahë të hapur, skulpturë
gozhduar,lidhur tel me gjemba në degçka*,
Jezuesi i Kryqëzuar", i rilindur nga një fëmijë ....
8
Gjyshja iu lut për mall reliktet,t'ia mbante,
Elvisin,me Krishtin e Kryqëzuar skulpturë,
kitarën e vogël, kasetën me këngët e tij,
lutej, i puthte ,qante e me lot i dëgjonte.....


No comments:

Post a Comment