Monday, December 31, 2012

Vangjush Ziko - KOLEGËVE POETË
















Vangjush Ziko

KOLEGËVE POETË

E bëri rrotullimin e plotë
Planeti
rreth Yllit të tij.
Edhe Poeti
rreth Yllit Poezi.

Pata dhe unë stinët e jetës.
Pata pranverë dhe vjeshtë.
Edhe dimër pata me ngricë.
Mbolla e korra arën e Poezisë.
E nxora në Pazar-Internet,
por s' futa asgjë në xhep,
s' fitova asnjë grosh
të blija një karamele...

Vargu im,
të paktën, s' mbete borxh,
me lexuesin tënd u shleve.

E pur si muove...
Yllin tënd s' e tradhtove.


No comments:

Post a Comment