Wednesday, December 19, 2012
Përparim Hysi - O ÇERDHE DASHURIE!
Përparim Hysi
O ÇERDHE DASHURIE!
O çerdhe dashurie
Qoshk ku s'hyjnë të huaj,
Jam kapur nostalgjie
Dhe vuaj për ty, vuaj.
Parajsë imja-jotja
Ku veç të dy "luajmë"
Aty nuk ka punë bota
se lumturin’tonë gatuajmë.
Limer i ngrohtë prehjeje
Nga zjarri i dashurisë
Ku jini çaste "dehjeje"
Nga mbresë e kënaqësisë?
"Spital" me të plagosur
Me shigjetat e Kupidit,
Më duket jam marrosur
Nga "ethet" e kujtimit.
O kopsht i dashurisë
(Po vallë ç'është Edeni?!)
Shtriqem kënaqësisë,
Sa shoh që vjen Mademi.
O "vise" aq të bukur
Ku ndjenja bëhej flakë
Turbull bëhem. Turbull.
Turbull se jam plak.
Pemishte plot me frute,
Pasioni. Eh, ç'pasion !
Lulishte plot me lule,
Dalldi që të harbon.
Një pyll plot me ëndrra
Dhe bëhem si me krahë
O çaste aq të ëmbla !
Sa më mungoni! Sa !...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment