Skënder Rusi
KËRKUESI I ARIT
Zëri im nuk të arrin dot
(aq larg ke shkuar!)
Shikimi im nuk të gjen dot
(aq tutje ke ikur!)
Hapi im është aq i lodhur
(unë po e mbaj në duar!)
Si një kërkues ari,
(drejt teje jam nisur!)
Do të të kërkoj në çdo lumë
që do më dalë përpara,
Nëpër brigje ku uji
ka vdekur prej kohësh!
Do t'i ndal të gjitha anijet
dhe varkat e bardha,
Dhe të gjithë avionët
që vijnë rrotull botës!
Ti duhet ta dish
që do të të gjej patjetër,
Në këtë botë do të jesh
kudo që të kesh shkuar!
Arin mund ta kërkojnë
me miliona njerëz,
Po asnjë si unë
nuk është i dashuruar!
Zëri im nuk të arrin dot
(aq larg ke shkuar!)
Shikimi im nuk të gjen dot
(aq tutje ke ikur!)
Hapi im është aq i lodhur
(unë po e mbaj në duar!)
Si një kërkues ari,
(drejt teje jam nisur!)
Do të të kërkoj në çdo lumë
që do më dalë përpara,
Nëpër brigje ku uji
ka vdekur prej kohësh!
Do t'i ndal të gjitha anijet
dhe varkat e bardha,
Dhe të gjithë avionët
që vijnë rrotull botës!
Ti duhet ta dish
që do të të gjej patjetër,
Në këtë botë do të jesh
kudo që të kesh shkuar!
Arin mund ta kërkojnë
me miliona njerëz,
Po asnjë si unë
nuk është i dashuruar!
No comments:
New comments are not allowed.