Monday, December 3, 2012

Venera Hoti - NË MBRETËRINË TËNDE



Venera Hoti

NË MBRETËRINË TËNDE

 
Mes mbretërisë së pranverës tënde,
Shpërthej në mijëra të çelura burbuqe.
Pranvera e buzës, puthjet me ëndje,
Herë më bëjnë stinë, edhe herë nuse!

N'ngrohtësinë e frymës që del nga shpirti,
Në rrahjen e zemerekut të orës zemër,
Nën bekimin e të madhit zot, Krishtit,
Unë lulëzoj nën flladitjen e tëndit emër.

Pranverë kam në shpirt, pranverë do mbetem,
Një pranverë që dashurinë ka për stinë.
Aromëmbushur gjer sa e gjitha të tretem,
Për të shijuar te unë, Ti të gjithë bukurinë...

Ta pish me buzët e tua të etura, gjithë lumturinë...

No comments:

Post a Comment