Raimonda Mosiu
HËNA E JETËS
Ti ende atëherë s’vije brisk në fytyrë,
dhe mua turp më vinte, dhe fshija gjoksin tim,
kur u pamë ndër sy, dhe fort shtrënguam duart,
në klasën e maturës, kur ishim në pushim.
Buzët e tua me zjarr kërkuan buzët e mia,
po u trembëm të dy …ne qemë në maturë,
ra zilja edhe klasa po vinte …atë puthje,
në ëndërr sa e pamë…në jetë s’e pamë kurr’.
Të nesërmen nën bankë gjeta ca lulebliri,
dhe një poezi shkruar me shkrim të drithëruar,
unë nisa mos të flisja…ti vetëm psherëtije,
kështu …kështu dhe natën e shenjtë të maturës.
Kaluan kaq' vite, kaq ujëra seç kaluan,
jeta krejt pa mëshirë të dyve na përplasi,
një natë ballpërballë u ndeshëm që të dy,
të thinjur qemë, t lodhur, o shoku im i klasës.
Ti sërish …oh…po skuqeshe dhe s’e nxirrje një fjalë,
dhe hëna lart vështronte e bukur si perri,
unë befas ty të putha ndërsa ti rrije shtangur,
në buzë të pëshpërita “Eja bëjmë dashuri!”
Kaq deshe edhe ti…shpërthyem si dy gonxhe,
dhe kontrollin e humbëm të çmendur atë orë,
“oh, sa shumë të kam dashur...sa net të kam ëndërruar”
më thoje, ndërsa qiellin e shtatë preknim me dore.
Dhe qemë thinjur të dy, dhe qemë lodhur të dy,
ti ishe bërë baba, e unë qesh bërë nënë,
kushdo po të na shihte do të na kishte mallkuar,
… dikush përgjërohej për ne – kjo zemërbardha Hënë.

No comments:
Post a Comment