Saturday, December 8, 2012

Sadete Metaj - DIELLI SOLLI NJË STINË LULËZIMESH



















Sadete Metaj


DIELLI SOLLI NJË STINË LULËZIMESH

Vera u largua e ndezur e flakëritur
Por ca gjurmë diellore la në shpirtin tonë,
Shkoi e gjeti vjeshtën, duke dremitur,

Si nje trup pa gjak që në kembe mezi qëndron

Vjeshta inatçore qe nga gjumi u zgjua,
Eres kerkoi ndihmë, furishëm vapen largon
Reve u kërkoi shiun, mbushi lume e përrua
Dhe dimrin shpirt akull mes nesh po e fton

Dhe dimri qe me vapen e nxehtë kurre s’u pajtua,
Po mbeti gjithmone i ftohte dhe me shpirt katran,
Ai veç me bardhesin’ e bores perherë u dashurua
Dhe kush ia preku kete dashuri, e bëri kallkan.

Po dielli, si ylli i zjarrtë qe askush s’i afrohet,
Nuk pret t’i thone planetet dimri t’i largohet,
Lëshoi ca rreze te fuqishme shkriu ngrica debore
Dhe solli nje stinë me lulëzime pranverore!!!


No comments:

Post a Comment