Monday, December 31, 2012
Fatbardha M. Xhani - TI ZBRITE SHKALLËT
Fatbardha M. Xhani
TI ZBRITE SHKALLËT
Ti zbrite shkallët
E lartësive ku dashuria ime të ngjiti
Dhe më the zëulët,
Ti je mbretëresha e ajrit
E dritës
Dhe e zjarrit...
Atëherë kuptova
Pse gjithçka e ndërtuar
Nuk duhet shembur
Pse zogjtë e mungesës,
Pëllumbat e shpresës
Nuk duhen trembur...
Me ëndrra në dorë
Pak nga pak
Kështjellën prej kristali
Po i ndërtoj dashurisë tënde
Duke lozur me dallëndyshet,
Vargjeve të një kënge...
Unë zbrita shkallët
Prej lartësive
Ku dashuria jote më ngjiti
Erdha, e si polen u derdha këtu
Prej marrëzive,
Lundrova në ujin e syve të tu...
Dhe mendova...
Sikur pas kësaj të mos kish më
Sikur të ish kjo e fundit gjë
Sikur jeta e vdekja të bëheshin një
S'do kërkoja më
Asgjë...
Vangjush Ziko - KOLEGËVE POETË
Vangjush Ziko
KOLEGËVE POETË
E bëri rrotullimin e plotë
Planeti
rreth Yllit të tij.
Edhe Poeti
rreth Yllit Poezi.
Pata dhe unë stinët e jetës.
Pata pranverë dhe vjeshtë.
Edhe dimër pata me ngricë.
Mbolla e korra arën e Poezisë.
E nxora në Pazar-Internet,
por s' futa asgjë në xhep,
s' fitova asnjë grosh
të blija një karamele...
Vargu im,
të paktën, s' mbete borxh,
me lexuesin tënd u shleve.
E pur si muove...
Yllin tënd s' e tradhtove.
Sunday, December 30, 2012
Anila Themiu - NINULLA E NGJYRAVE
Anila Themiu
NINULLA E NGJYRAVE
Më vër në gjumë me penelin tënd
më fërko me ngjyrë të të kem në mend
më ngjyros ëndrrat nëpër flokë shtrirë
me ylberin e bojërave më merr me të mirë
Ëmbël si pikturën më përkëdhel dhe pak
fantazisë tënde ëmbëlsi ti jap
Me diellin e gëzimit të të ngrohë dua
virgjërinë e mendimit po ta jap hua
Notat e penelit melodi e brishtë
ndjenjat e panjohura zgjojnë në shpirt sërisht
Simfoni e lyer, dashuri e pashkruar,
poezi e pathënë, këngë e pakënduar.
Edhe pak të lutem edhe pak të thashë
po ta lësh penelin gjumin e nxjerr jashtë
Kur ti mbaron pikturën unë lë ëndërrimin
prandaj me puthjen tënde të bukur ma bë zgjimin
Edmond Shallvari - ILAÇ PËR SHPIRTIN
Edmond Shallvari
ILAÇ PËR SHPIRTIN
E marr një aspirinë, derman kokës i bëj
Derman gripit i bëj, me ndonjë antibiotik
Një plage nga rrëzimi, ca jod, fasho i ve
Një thyerjeje të kockës, allçia është shpëtim.
Po shpirtit, pa më thoni, ilaçin ku t’ia gjej?
S’ka aspirinë, jo, antibiotik nuk ka.
Kur thyhet copë-copë, çfarë allçie t’i ve?
Për shpirtin njerëzimi, s’do gjejë kurrë ilaç.
Ndaj marr në dorë penën, si t’jetë shkopi magjik
E ngjyej shpirtit thellë, në të ilaçit shpirt.
Alma Zenellari - MALLI IM KA LOT TË ARTË
Alma Zenellari
MALLI IM KA LOT TË ARTË
E ndjen mallin tim si vjen?
si puhizë të prek mbi sy,
kraharorin tënd kërkon.
E ndjen mallin tim si vjen?
si puhizë të prek mbi sy,
kraharorin tënd kërkon.
të mbështetet pak aty.
Malli im ka lot të artë,
syri im di veç t'i derdhi.
Nëse di zemra jote,
të vij ëmbël dhe t'i mbledhi.
Nëse s'di margaritarët...
t'i mbash fshehur me kujdes.
ik, dhe...lere zemrën time,
si një zogth ngadalë të vdes.
Malli im ka lot të artë,
di veç syri im t'i derdh,
nëse mundet zemra jote,
të vij ëmbël dhe t'i mbledhë.
Malli im ka lot të artë,
syri im di veç t'i derdhi.
Nëse di zemra jote,
të vij ëmbël dhe t'i mbledhi.
Nëse s'di margaritarët...
t'i mbash fshehur me kujdes.
ik, dhe...lere zemrën time,
si një zogth ngadalë të vdes.
Malli im ka lot të artë,
di veç syri im t'i derdh,
nëse mundet zemra jote,
të vij ëmbël dhe t'i mbledhë.
Friday, December 28, 2012
Vjollca Tiku Pasku - COPËZA FRYMËZIMI
Vjollca Tiku Pasku
COPËZA FRYMËZIMI
Ato më vijnë si vetëtima që ndezin zjarre,
në embrionin e mendimit frymë e zanave,
si ulërimat e shkëndijave të pishtarëve,
që shuhen e ndizen në flakët e vargjeve.
Vijnë si tufa pëllumbash me gugatje të ëmbla,
që çajnë hulli marramendëse në fluturim,
më shëtitin në hapësira të galopoj ëndrra,
të thith dritën në gji të Hënës, deri në agim.
Vijnë si refleksione shpërthimi të gonxhes,
të qëndis pemët me ngjyrat ylberore,
të fiksoj melodinë e heshtur të aromës,
të ngjyrosin faqe petalesh me vesë qiellore.
Vijnë si dallgët e grurit të artë nëpër ara,
t’i bëj të kërcasin ngadalë në dhëmbëza mulliri,
të bëhen miell me rreze dielli qysh në farëza
të bëhen bukë në furra, ku piqet djersë kalliri.
Lermëni të shkruaj deri në atak ndjenjash,
fragmente dhimbje të pangushëlluara, vajtimesh,
fragmente lumturie në një kopësht ndenjash,
fragmente zemrash që më sjellin dallgë frymëzimesh.
Agim Xheka - PENGU I TRENDAFILAVE
Agim Xheka
PENGU I TRENDAFILAVE
Ku ti shpraz keta trendafila?
Ku ti derdh? Ku ti vendos?
Me thuaj, ku?
Ka kohe qe i mbledh ne tufe
bashke me fjalet e pathena
me shpresen se mund te te takoj
ndoshta... rastesisht diku...
Ti vendos ne stolin a borduren
ku jemi ulur dikur?
Po tani eshte dimer dhe bije shi
Mund te trembin kalimtaret
Do te ngjajne si nje "kujtim"
i harruar mbi nje qivur
lotezuar nga brenga e harreses
qe "qendise" Ti.
Ti shperbej ne petale
e ti shperndaj si stoli
ne ndonje vend-takim
apo ne enderren altar?
Jo...Me dridhet dora dhe zemra.
Nuk dua te te helmoj
te te sjell ndermend ndarjen
dhimbjen makabre
te dashuris se vrare...
Te mjeret trendafila...
Te shkretat,te pathenat fjale...
I bera tufe dhe i lidha
me nje fjango te zeze sterr...
Per dashurine ton
per te sajin funerral...
Bej kujdes se mos i shkelesh gabimisht
Kur krah "tjetrit" harrohesh rastesisht.
PENGU I TRENDAFILAVE
Ku ti shpraz keta trendafila?
Ku ti derdh? Ku ti vendos?
Me thuaj, ku?
Ka kohe qe i mbledh ne tufe
bashke me fjalet e pathena
me shpresen se mund te te takoj
ndoshta... rastesisht diku...
Ti vendos ne stolin a borduren
ku jemi ulur dikur?
Po tani eshte dimer dhe bije shi
Mund te trembin kalimtaret
Do te ngjajne si nje "kujtim"
i harruar mbi nje qivur
lotezuar nga brenga e harreses
qe "qendise" Ti.
Ti shperbej ne petale
e ti shperndaj si stoli
ne ndonje vend-takim
apo ne enderren altar?
Jo...Me dridhet dora dhe zemra.
Nuk dua te te helmoj
te te sjell ndermend ndarjen
dhimbjen makabre
te dashuris se vrare...
Te mjeret trendafila...
Te shkretat,te pathenat fjale...
I bera tufe dhe i lidha
me nje fjango te zeze sterr...
Per dashurine ton
per te sajin funerral...
Bej kujdes se mos i shkelesh gabimisht
Kur krah "tjetrit" harrohesh rastesisht.
Ku ti shpraz keta trendafila?
Ku ti derdh? Ku ti vendos?
Me thuaj, ku?
Ka kohe qe i mbledh ne tufe
bashke me fjalet e pathena
me shpresen se mund te te takoj
ndoshta... rastesisht diku...
Ti vendos ne stolin a borduren
ku jemi ulur dikur?
Po tani eshte dimer dhe bije shi
Mund te trembin kalimtaret
Do te ngjajne si nje "kujtim"
i harruar mbi nje qivur
lotezuar nga brenga e harreses
qe "qendise" Ti.
Ti shperbej ne petale
e ti shperndaj si stoli
ne ndonje vend-takim
apo ne enderren altar?
Jo...Me dridhet dora dhe zemra.
Nuk dua te te helmoj
te te sjell ndermend ndarjen
dhimbjen makabre
te dashuris se vrare...
Te mjeret trendafila...
Te shkretat,te pathenat fjale...
I bera tufe dhe i lidha
me nje fjango te zeze sterr...
Per dashurine ton
per te sajin funerral...
Bej kujdes se mos i shkelesh gabimisht
Kur krah "tjetrit" harrohesh rastesisht.
Thursday, December 27, 2012
Vullnet Mato - LUGA IME LEGJENDARE
Vullnet Mato
LUGA IME LEGJENDARE
Qëkur ngjita moshën për armë,
deri tani vonë, kur jetës i zbres,
isha dhe mbeta përjetësisht ushtar,
me lugën time legjendare në brez.
Luftëtar garde i Batos së lashtë,
pas çdo beteje të fituar me gjak,
lugën e uritur kruaja në trastë,
por nuk u ngjesha kurrë në bark.
Roje i Pirros burrëror të Epirit,
përpara goditjes në kokë me tullë,
lugën e futja në torbën prej liri,
një herë në ditë te gaveta me qull.
Adjutant i Aleksandrit të madh,
kryshpatar në krejt Maqedoninë,
lëpija kockat e tepruara në darkë,
kur kopileshat lakuriq ngrinin sininë.
Teuta iliriane më mbante pas kalit,
korrier sekret për pergamene dashurie,
por lugën ma linte, në pikën e hallit,
veç kur më shihte në gjendje vilanie.
Skënderbeu më kish mprehës shpate,
pas kthimit nga lufta në kështjellë,
urdhëronte sejmenët, pas mesnate,
të më mbushnin gavetën me gjellë.
Mbreti Zog nga Burgajeti i Matit,
më pati xhandar të pallatit në Sauk.
Ditë e natë me dyfekun pas shtatit,
vetëm makarona italie haja me lugë.
Krah Mehmetit në brigadën e parë
marshova nga Jugu në Çermenikë.
Ndërkohë Shtabi rrugën kish marrë,
për mua mbeti vetëm gjak dhie në thikë.
Enveri gjëmëmadh, gjysmë shekull,
më mbajti vigjilent te dera e bllokut,
më vuri triskën, për të mos vdekur,
sa të bëheshin gjithë bunkerët rrotull.
Kur kalasë Lindore i mbeti hiri,
më nxorën në ballë të protestimit,
duke më premtuar një lugë floriri,
në tenxheren plot të Perëndimit.
Por atëherë lugën time legjendare,
ma nxorën në një pension skandal.
Dhe prapë gjithë qeveritë shqiptare,
lugën në brez ma lanë gjer në funeral.
Wednesday, December 26, 2012
Alma Zenellari - MBI SHKËMB SI VALËDETI
Alma Zenellari
MBI SHKËMB SI VALËDETI
Thua e ndajmë vallë
bashkë një psherëtimë?!...
Thua nëpër buzë
melodi e vetme,mbeti zëri im?!...
Zemrës m'i dërgove
një copë mërmërimë,
mbi shkëmb si valëdeti,
i thërrmuar shpirti, për ty regëtin.
Shpirti një pikëlot,
mu bë dallgë në ëndërr.
U bë prushi-zjarr,
prushëroi në zemér.
Prushëroi në zemër,
dhe eshtrat u zgjuan.
Klithën edhe ëndrrat,
tjetër diell kërkuan....
Luan Xhuli - E SHKRUAR NJË TË DIEL DHJETORI
Luan Xhuli
E SHKRUAR NJË TË DIEL DHJETORI
U pakësuan shtrëngimet e duarve
dhe përkëdhelja e sinqertë e supit,
Shikimi në bebëz kur flet me fqinjin
ka humbur drejtimin e vërtete të dritës.
Kaq pak gjera na mbeten...
Klorofili i fjalës ka ngjyrosur flokët
dhe korentet e ajrit,
pësuan ndryshkje në menteshat e lëvizjes...
Kaq pak ,
as borxh vetes
si japim dot më !
U pakësuan të ngrohtat, të ftohtat,
pikantet,të djegshmet...,
As me dashurinë nuk mbyllim me takim,
duke harruar bukurinë e pritjes.
Me të shkoqurat e pakta ne astarin e ditës
asnjë teoreme nuk ka gjetur zgjidhje...
Pak, pak, pak
sa dhe uria ka mbetur shtatzënë.
Do te lindi binjake:
Grindjen në njërin djep
vetminë në tjetrën anë…
Unë,
duke përkundur te dyja,
si kjo dite dhjetori…!
Sunday, December 23, 2012
Koço Sterjo - ÇAMËRIA
Koço Sterjo
ÇAMËRIA
Çamëria,Çamëria,
Val' e ndjenjave tё mia,
Mёkuar nga vegjёlia,
Nga mёma,nga mirёsia-
Ёsht' e jona Çamёria,
Si Pogoni,Zagoria,
Dropulli e Lunxhёria,
Libohova, Labёria,
Maleshova e Odria,
Dёshnica e Dangёllia...
Si Presheva e Gucia,
Si vetё Paramithia!
Çamëria,Çamëria,
Shtrat' i dhembjeve tё mia,
Mahisur nga historia,
Nuk harrohet lebetia,
Nga barku shkulej fёmija
Pa ardhur ditёt e tij-a.
Çamëria,Çamëria,
Frymё e feve tё mia,
Shenjtёria,shenjtёria,
Shqiptaria,shqiptaria,
Me xhami, me manastire
T'u kthefshin tё parat hire!
Çamëria,Çamëria,
Seç tё piku historia
Syn' e ёndrave tё mia,
Kala tё kishte Liria,
Po tё shembi babёzia,
Tё ngrittё prapё Rinia!
Çamëria,Çamëria,
Shpirt' i "ah-eve"tё mia
Ngrihet gjer te Perёndia,
Ulet gjer tek njerёzia,
I bёn lutje urtёsisё
I bёn thirrje mençurisё,
Fletёn e vjetёr ta çjerrё,
Ta marr' penёn dhe njёherё
E tё shkruaj' drejtësi,
As mё shum' e as mё pak
Gjer ku quhet Çamёri!
Ragip Dragusha - SONTE T’GJITHE BASHK’ ME FESTUE.
Ragip Dragusha
SONTE T’GJITHE BASHK’ ME FESTUE
A thue toka etjen ka shue
E gjaku Tij asht ba Rubin
Sonte lypet tan m’u bashkue
N’emer t’atit, t’shpirtit Tij.
Nate e mjere n‘trup pergjakun
Kur shpirti shfrynte ne trishtim
E Zotit t’vet i lupte t’falun
Per ate qe robi ban kur s’din.
Ne çdo vater qirijndezun
E pret andrrën plote amshim
N’gji te saj dikush ka hedhun
Krishtin ringjalli, Ati im.
Sonte te gjithe m’u bashkue,
Sikurse deget ne nji lis.
N’rreze t’diellit m’u pershkue
Sikure s’parit jeta nis...
Saturday, December 22, 2012
Luan Kalana - KRISHTI RILIND NGA NJË FËMIJË...
Luan Kalana
KRISHTI RILIND NGA NJË FËMIJË...
1-Pas perdes së hekurt,erë e stuhi,
zemra e njomë e një vogëlushi,
qëndronte e ngurosur, e trembur,
fshihej,druhej mos e shihnin në sy...
2
Fëmija adhuronte me shpirt ëngjëjt,
kish pikturuar Elvis Preslin me thëngjij,
mbyllej fshehurazi në dhomë këndonte,
turp e më shumë frikë nga terri i zi.
3
Mësuesja i kish vënë katër në letërsi,
në hartimin me temë gjoja të lirë,
ai kish shkruar për shpirtrat e djegur,
ajo heretizonte talentin e ri në krijimtari...
4
Ortekët e kohës përmbysën retë sterrë,
s'dukej më ajo fytyrë e mpirë e zymtë
djalit buzëqeshja i ndriste,lulëzonte
me Bitellsat,Majkëllin,imitonte lodronte ...
5
Ditën provonte me thikë të gdhendte ,
bënte skulptura në drurë,në shkopinj,
i thyente kur s'i pëlqenin,asgjë s'tregonte,
vetëm ca lugë drurin Nënës ia dhuronte.
6
Nga kish mbirë ai talent ajo fantazi,
shkëlqejnë në art ,në muzikë e në letërsi,
fëmijët janë si engjëjt,lërini,mos i ndrydhni,
ata kanë botën e tyre,bëjnë mrekulli.
7
Papritur, një ditë e vari "gjeniun" në mur,
"Një njeri me krahë të hapur, skulpturë
gozhduar,lidhur tel me gjemba në degçka*,
Jezuesi i Kryqëzuar", i rilindur nga një fëmijë ....
8
Gjyshja iu lut për mall reliktet,t'ia mbante,
Elvisin,me Krishtin e Kryqëzuar skulpturë,
kitarën e vogël, kasetën me këngët e tij,
lutej, i puthte ,qante e me lot i dëgjonte.....
Wednesday, December 19, 2012
Përparim Hysi - O ÇERDHE DASHURIE!
Përparim Hysi
O ÇERDHE DASHURIE!
O çerdhe dashurie
Qoshk ku s'hyjnë të huaj,
Jam kapur nostalgjie
Dhe vuaj për ty, vuaj.
Parajsë imja-jotja
Ku veç të dy "luajmë"
Aty nuk ka punë bota
se lumturin’tonë gatuajmë.
Limer i ngrohtë prehjeje
Nga zjarri i dashurisë
Ku jini çaste "dehjeje"
Nga mbresë e kënaqësisë?
"Spital" me të plagosur
Me shigjetat e Kupidit,
Më duket jam marrosur
Nga "ethet" e kujtimit.
O kopsht i dashurisë
(Po vallë ç'është Edeni?!)
Shtriqem kënaqësisë,
Sa shoh që vjen Mademi.
O "vise" aq të bukur
Ku ndjenja bëhej flakë
Turbull bëhem. Turbull.
Turbull se jam plak.
Pemishte plot me frute,
Pasioni. Eh, ç'pasion !
Lulishte plot me lule,
Dalldi që të harbon.
Një pyll plot me ëndrra
Dhe bëhem si me krahë
O çaste aq të ëmbla !
Sa më mungoni! Sa !...
Monday, December 17, 2012
Makfire Cenolli - ATJE DHE KËTU
Makfire Cenolli
ATJE DHE KËTU
Atje te lagjja e vjetër
e kalova fëmijërinë,
këtu në mërgim
e treta rininë.
Atje e kam shpirtin
këtu e kam trupin,
atje e kam mendjen
këtu e bëj gjumin.
Atje shkoj me vrap
për të marrë frymëzimin,
këtu vargjeve të mia
u bëj vetëm shkrimin.
Atje edhe dimri
të ngrohë si pranvera,
këtu edhe verës
luleve s'u bie era.
Atje vendlindja ime
e ka emrin Prishtinë,
këtu kjo tokë e ëndrrave
për mua është mërgim.
Atje edhe kripa
është e ëmbël si mjalta,
këtu edhe dita
të duket si nata.
Atje dua të shkoj fluturim
ku së pari kam qarë e qeshë,
këtu në dheun e huaj
nuk dua që të vdesë.
Atje rrahë zemra ime
në Prishtinë te kroni,
këtu jam shqiptare
kot amerikane më thoni!
Sunday, December 16, 2012
Vjollca Tiku - DUA TË NISEM…
DUA TË NISEM…
Do doja te nisja fluturimin si diell që fiket ,
me buzët e resë kur merr avullin që digjet,
të ikja ta lija këtë bote thundër akulli ,
qe herë herë kthehet në thika te ndezura vullkani.
me buzët e resë kur merr avullin që digjet,
të ikja ta lija këtë bote thundër akulli ,
qe herë herë kthehet në thika te ndezura vullkani.
Dua të shkoj atje ku asnjë zemër s’derdh lotë,
derdh vetëm në lëmin e bardhë grurë dashurie,
të iki ti lë kredhur brengat në këtë botë ,
të lë gërhitjen e ngrirë te botës në shtrat te kalbur kënaqësie.
derdh vetëm në lëmin e bardhë grurë dashurie,
të iki ti lë kredhur brengat në këtë botë ,
të lë gërhitjen e ngrirë te botës në shtrat te kalbur kënaqësie.
Dua t’ju lë amanet dy lule zemre te vogla ,
qe Zotit te madh ja kërkova me dëshirë dhe ngulm,
falmë lutem në ikonën e kandilit te vjetër nga koha ,
për trillin e unazës së argjendtë që s’shkëlqeu kurrë.
qe Zotit te madh ja kërkova me dëshirë dhe ngulm,
falmë lutem në ikonën e kandilit te vjetër nga koha ,
për trillin e unazës së argjendtë që s’shkëlqeu kurrë.
Vullnet Mato - NDËRRIMI I BANESËS
Vullnet Mato
NDËRRIMI I BANESËS
Si gjithë ata që gatiten
për në botën tjetër
bëhem gati dhe unë
të ndërroj shtëpinë time.
Siç ndodh zakonisht
teksa lëshon banesën,
hedh sendet e përdorura
të veprimtarisë intime.
Mblodha plot rrangulla
për nevojat e mia të jetës,
por s’marr dot me vete
asnjë në botën tjetër.
Bibliotekën do ua fal
dy nipave dhe mbesës,
bashkë me kompjuterin,
dhe do hedh një të vjetër.
Do i fal kazanit të plehrave
gjithë këpucët e dollapit,
me të cilat brodha kohën
dhe hapësirat e kësaj jete,
si dhe teshat që zgjodha
nëpër tezgat e “gabit”
kur Tirana s’kish arritur
të bënte supermarkete.
Do zbraz nga truri im
tërë shpërfilljet politike,
përçmimet për partitë
dhe krerët arrogantë.
Që nesër as shkenca,
me gjurmime gjenetike,
mos ketë punë me mua
që isha anti-militant.
Do mbaj vetëm diku,
në ndonjë cep të kafkës,
mbresat e shtrenjta
nga ndjesitë e zemrës,
siç ruhen florinjtë
në qypin e baltës,
fshehur te bodrumi,
në themelet e banesës.
prej kësaj jete!
Nga zemrat tuaja
të mbledh ato lotime!...
Të marr të paktën
këtë thesar me vete,
të njomë shpirtin
në mosqenien time...
Subscribe to:
Posts (Atom)