Saturday, August 31, 2013

Vjollca Tiku Pasku - FRY O ERË E FRYMËZIMIT


Vjollca  Tiku  Pasku

FRY O ERË E FRYMËZIMIT

Fry o  erë e frymëzimit,
se dua të thith aromat e qiellit,
të pi kaltërsinë,
të lahem me ujin e dritës,
të fluturojë në damarët e ajërt,
ku lindin e udhëtojnë retë ngadalë.
Të ulem në sofrën e parajsës  ëmbël,
e zemra ime të formophet ëngjëll.
Nga krahët vezullues ëngjëllorë,
të shkul një pendë,
nga thitha e dhimbjes që regëtin,
të rjedhë gjak i njomë frymëzimi,
melëvozhgën e agut të bardhë,
të ngjyej pendën,
me gjuhë engjëjsh,
të ngushëlloj tokën  kur i qajnë yjet,
se njëri prej tyre u shua,
t’i jap kurajo hënës,
kur arin e limonit tësaj
e kanë ngrirë të zezat re.
Të gdhend alfabetin e mirësisë,
në plugun e zemrave njerëzore,
të kalit cilësitë e botës.
Ti jap besim ujvarës,që flokët nuk u rritën,
se dimri mban ujrat e ngrirë,
pranvera s’duket askund.
Të vijëzoj buzëqeshjet e grurit,
që buka e vakteve te jetë e ëmbël.
Fry e erë e frymëzimit,
diellin si portokalle do ta shtrydh,
me lëngun e tij të ngrohtë,
të shkrij ngricë e acar.
e pranvera t’i puth e lulëzuar.
Fry o erë, përkule trupin e pemëve,
ndilli dragonjtë  e zjarrt,
ti bien hapsirave pash me pash,
në fletët e shpatullave të qiellit,
të fryjnë historitë e kohrave,
në bërrylat e harkuara të tij ,
digjet vula e pakonjve,
larë me gjakun e heronjve.
Fry  o erë e frymëzimit,
jeho vallen e zanave në livadh ,
sa të pëlcasë gjiu I qelqtë I burimit ,
ngurosur brenda mes shkëbinjve në mal,
të rjedhë ujë I kulluar për udhëtarin.
Fry o erë e frymëzimit,
mbi skitë hyjnore të Krishtit mbi valë,
të thërras;
pini nektarin e ëmbël të besimit,
të kundërmojë dashuria ,
që gjysma lulet të çelin të plota,
petalet e dritës.
Fry o erë e frymëzimit,
në kombin e ëndrrave,
flamuri i shpresës të përkëdhelë,
fytyrën e kësaj bote,
Muzgu i ngrysur të mos  marri orët  e ditës,
e dielli të mbjellë dritë në zemrat njerëzore.
Fry o erë e frymëzimit,
përkund karficat e barit jeshil,
mbi supet e tij të brishtë sy fluturakë të smeraldë,
të fluturojnë duke u kapur krah më krahë.
Fry o erë…ti shkul nga trupi ,
çdo pend frymëzimit,në ditë e mia….
kur  sytë t’më mbyllen,
e goja t’më lidhet  me  shami toke,
thellë  në tokë, mbështjell me qefin  të lastartë,
në rrënjë të tij,
bari të më përkëdhel, e fërfërijë,
faleminderit nga zemra e gjelbërt,
që dikur shkruajte për mua me dashuri.

No comments:

Post a Comment