Tuesday, August 13, 2013

Petrit Sulaj - SHI VERE


















Petrit Sulaj


SHI VERE

Retë mbijnë mbi shpatet e malit,
vënë qeleshet, punë e parë ,
pastaj fillojnë e lëshojnë  këngë majekrahu
njëra - tjetrës;
dielli fërkon sytë, çerek ore:
si guxuan të më qesin gjumin e pasdites?
Murrëton vetullat,
kaq.
Qielli rrudhet, tundet e shkundet,
një kosë  drite që quhet vetëtimë ,
vetëm një çast vë ca rregull;
ajri merr aromë  të shëllirtë ,
ndërsa një dush gjigant nuk vonon,
të shpëlajë  çfarë gjen para,
gjethe, çadra e fytyra të parruara.
Ndërkaq dielli bëhet pishman shpejt,
kupton se është punë kalamajsh,
e fillon e vë rregull;
ujin e mbetur në butet e reve
e zbraz me fund,
si i eturi
gotën e parë të birrës!



 

No comments:

Post a Comment