Isuf Hoxha
KOHË E LODHUR
Sa keq, kohë krize,
vakti i dreqit
edhe buzëqeshjes
na i vënë tatim,
si artikull luksi.
Ajo turpërohet pa faj
pse shtrenjtë kushton
për xhepat e zemrës sonë...
e ajo pret-pret e heshtur
ka frikë,
mos ia burgosin puthjen…
Sa keq, kohë krize,
vakti i dreqit
edhe buzëqeshjes
na i vënë tatim,
si artikull luksi.
Ajo turpërohet pa faj
pse shtrenjtë kushton
për xhepat e zemrës sonë...
e ajo pret-pret e heshtur
ka frikë,
mos ia burgosin puthjen…
No comments:
Post a Comment