Thursday, August 15, 2013

Liljana Furxhi - LUTJE HËNËS















Liljana Furxhi

LUTJE HËNËS

Hënë, moj mikja ime,
një nder po të kërkoj:
Ty, që sheh gjithë botën,
një foto të tregoj…
Është ai!
Ai që di të puthë,
më mirë se perëndi!
Ai që di të prekë,
më butë, se reja ty!
Ai që përqafon,
më ngrohtë, se puhiza!
Ai që buzëqesh,
më mirë se "Monaliza"!
Ai që mbjell aromën,
e zotat dehur flenë!
Ai më mori zemrën,
në ylber ngriti folenë!
Ai, moj hënë e dashur,
gjumin më rrëmbeu.
Nëse e sheh...
...vërshëlle!
Sa të tundet dheu!...

No comments:

Post a Comment