Saturday, August 3, 2013

Fatmira Sulmina - LERMË TË TË DUA


















Fatmira Sulmina

LERMË TË TË DUA

Lerm
ë te lutem, te te bej timen
zemra e zemres time, e bukura,e mira!

Lermë te te marre, te te fus ne gji
te te puth ne ballë, ne te bukurit sy!

Zemra e zemres time, shpirt dhe flori
a s'me sheh qe vuaj ? perse ben keshtu ti ?

Zane e Malit ti, lerme te te dua
mos me lodh akoma, me nazet e tua!

Lermë rrezja e diellit, te ngrohem nga ty
a s'me sheh se dimri me zaptoi shpirtin ?

Lermë te t'kem prane ,te te perqafoj
aq shume te dua, pse ti s'me beson ?

Lermë te te vije pas,sa shume ma ka enda
te te them dy fjale dhe te bej per vete!

Lermë pika e veses, te lagem nga ty
e pastaj do te thahem nga e jotja fryme !

Lermë, lermë ti .... te te them te dua
s'ka faj zemra ime, qe ti je me e bukura!

Lermë, lulja e prillit, te te marr nder duar
te te marr pak ere, moj lule e praruar!

Lermë te te marr, larg të ikim të dy ne
atje, ku dhe dielli dhe bota nuk na sheh!...

No comments:

Post a Comment