Saturday, August 3, 2013

Diamanta Zalta - BISEDË E BIJËS ME BABANË
















Diamanta Zalta

BISEDË E BIJËS  ME BABANË 
                        (Nga ditari Isabele )

Dua të të kerkoj te falur, baba
Ne se me mua u ndjeve ngushte aty lart ,
Por duhet ta dish...
Nuk pata faj.

Isha e skllavëruar,
S'munda te kontrolloj as zemer,
As mendje.
Isha  pluhur ndjenje.

Por dua te di , a di  te me falesh,  
Ndryshe do te me beje qeder...
Duhet te dish, tek une qe diçka që trokiti
Per te paren here ne jete.

Perpiqu te me kuptosh,
Qe te mundesh pastaj me  me fale,
Une dhe jeten do ta jepja  baba ,
 Per ate djale.
A nuk me thoje Ti , se dashuria,
Ne jete eshte topan?!...

E une dashuri perreth nuk kisha,
Gjethe e zverdhur vjeshte,
Ne ere isha,
Me nen sqetull, dy sytha...

E desha me shume se vehten,
 e te thashë...  
mbrome edhe ti, aty lart,
Se mos bie ne çark . . .

Ah, keshillat e tua... mbytem ne vaj ,
Une s'jam...e perdale ,
E dashuruar...isha baba,
Dhe e di çfare?...(në vesh)
... akoma jam...
Si ? Po me pyet,
Qe me ke falur, si do ta kuptoj ?
Dil tek një yll e ma bëj me dore.
- Oh...zemer...
-Baba, te degjova, je ketu ?
Oborri qenka mbushur me yje ,
Jashte...
Eja... eja... t’i mbledhim bashke .
Ti m’i dergove ? Per te me thene se me ke fale ?
Oh....kuptova,
Të  faleminderit, baba...

No comments:

Post a Comment