Saturday, August 3, 2013

Petro Dushari - NJË MARRËZI









Petro Dushari



NJË MARRËZI

Nëse mundesh
eja sot,
ta kthejme naten
ne marrezi,
te zbulosh cfare
eshte misteri
brenda fjales
dashuri

Ti shperthej kopsat
ne gjoksi
e te thith qumshin
e bletes
kokrrat ti mbaj
neper goje
te me dhurosh shijen
e jetes

Fletet ti heq nje
nga nje
si petale lule
shqerre
zemra me te mos
trokas
kur te ndehem
siper teje

Ti shkrijme trupat
ngadale
si kallaji nga e
nxehta
e lekura te na
pikoje
si vesa kur shqet
nga fleta

Lules tende ti ndjej
eren
e ti puth dy syt si
prush
marrezia s'mbetet
fjale
kur dy buze ti ha
si rrush

Nata kur te jete
fashitur
e ne shpirt te pikoj
shi
nje qind jet te ishin
bashk
s'do harrosh k'te
marrezi

No comments:

Post a Comment