Saturday, August 10, 2013

Luan Çipi - GRINJARI DHE I URTI

















Luan Çipi 

GRINJARI DHE I URTI
(motiv biblik)

Qylafin me thekë
Ballit, si dikur,
Poture e brekë,
Lidhur me ushkur.

Dhëmbë të rrallë,
Fytyrë pa larë,
Ti, po si  më parë,
Ngele duke sharë.

Edhe tani, plak,
Të njëjtin zakon
Shigjeta me flakë
Njëpasnjë lëshon.

Grinde, zihesh, shan
Thua fjalë koti,
Përgojon dynjanë,
Siç bëje qëmoti:

“Këta janë të shitur
Ata janë të blerë
Turmë e paditur
Qenie e pa vlerë.

Greku do Epirin
Serbi-Dardaninë
Malazeztë-Ulqinin
Maqedonët-Drin

Një tufë me armiq
Të pabesë të çartur
Hajdut e të liq,
Bredhin për të zhvatur”.

*
Thonj e duar zgjaten
Po, nuk marrin dot
Se ne, kemi NATON,
 Atdheu ka zot.

Me fjalë, s’ke pse merre,
Qentë le të ngjiren.
Kufirit, ca ferra
Hiqi, të mos çirren.

Gjitoni dhe miku,
Çmohen, vlerësohen.
Më mirë se çifligu
Duhen e nderohen.

Krishtit një shuplakë
Faqen tjetër jep.
Benzina në flakë
Merr gjithçka e djeg.

Me fjalën e butë
Zemrën përkëdhele,
Si një qengj i urtë,
Që pi në dy dele.



No comments:

Post a Comment