Kaman Myftaraj
PRAP TË MËKATOJMË
Sa shumë mall kam dhe s'di
si të ta shpreh,
Ndaj sonte të lutem e dashur
të rrish me mua!
Gjithë natën do lozim, tango
do kërcejmë,
Derisa të gjithë yjet, në
qiell të jenë shuar.
Do të mbaj fort ngjitur në
gjoksin tim,
Do të puth me afsh trupin
tënd të latuar,
Gjithë natën s’do fle gjumë,
me ty do ta gdhij
Do shuaj etjen në burime,
zjarrin të t’a shuaj.
Me ty do shkrihem ashtu si
shkrin qiriri,
Pika, pika djersa mbi shtrat
le të pikojë,
Sonte nuk vlen asnjë fjalë,
sa vlen në sy shikimi,
Kur buzët rrinë ngjitur e
shpirtrat thellë rënkojnë.
Sa shumë e ndjeva dashurinë
tënde kësaj nate,
Mëkatin tonë edhe Zoti vet
sonte na e pranoj,
Nuk dua më ta humb, ajo që
iku shkoi e vate,
Ndaj eja shtrëngomë fort e
prapë të mëkatojmë.
No comments:
Post a Comment