Diamanta Zalta
ËSHTË !
Është kudo…
E
vogël fort e vogël ,
Shpesh as
nuk shihet ,
Por është!!!
Është kudo,
Mbështjellë me
buzëqeshjen e arsyes,
Botës,
Jetës,
E vogël ,
Por është!!
Fshehur nën
buzën tënde,
Gjallesa…Merr
jetë nga e vërteta
Dhe dritë e
Diellit .
Fshehur në
xixën e syrit të heshtjes,
Ndonjëherë…
Shpërthen
gëzimit të Qiellit .
Fshihet dhe në
uljen e ngritjen e gjoksit,
Përpara të
thënave të zëmrës dhe lotit.
Në
belbëzimin e fjalës së parë të fëmijës,
Në përqafimin e
njohjes dhe dijes,
Në penelin e
papërsëritshëm të ngjyrave,
Të
piktores më solemne,
Natyrës.
Është !!
Në dallgën, që
bregut i ngjeshet
Me bardhësinë e
shkumëzuar,
Buzën duke ja puthuar
.
Çdo sekondë, pret
ta shohësh,
Pret për ta
zbuluar.
Përbëre prej
grimcash, e vogël
Sa një çast,
Një minutë,
Një prekje,
Një datë . . .
Çdo gjë e bukur
,
Jeton pak !
Është e
shtrenjtë,
Sa e shtrenjtë
. . . .
S’ka nevojë të
trumbetohet,
Vetiut, është e
vlerë.
Një grusht me
xixa sysh,
Fap – fup
xixëllonjash në errësirë ,
Një melodi, një
ritëm, një dritëz,
Një udhë, një
ide, një dhimbje e ëmbël,
Me fije drite
qëndisur e shkëndija,
Është…LUMTURIA
!
E vogël,
gjithmonë e vogël,
E shpesh e
padukshme,
Por – Është !
Kërkoje !
Mjafton të
duash, ta bësh !
No comments:
Post a Comment