Tuesday, August 20, 2013

Luan Çipi - MALL PËR ATDHEUN
















Luan Çipi

MALL PËR ATDHEUN
  
Atje, si ditë vere, freski në Tiranë
Dhe xhaketën zbërthyer e mban,
Këtu, bije borë e ftoma të than.
Frynë erë e marrë në Miçigan.

Përmallshëm mendimi fluturon
Në Vlorën me bukuri të rrallë:
A thua rinia ka dalë në det e noton
E fëmijët latërzhyhen në valë?

A ka nisur stërvitjen ekipi i futbollit
“Flamurtari”, me emrin e madh?
Po Nartjotët, me varka gjolit,
Janë ngritur herët, me agun që zbardh?

O, sa do më shijonte një picë si qëmoti,
Hedhur rreth e përpjetë mjeshtërisht
Nga Bledi dhe nga Ed Sopiqoti
Dhe buzëqeshja e tyre ëmbëlsisht!?

Në Shkëmbin e Kalasë, te “Lirua”,
Hoteli bregdetar po pret e përcjell.
Barbunjë, karkaleca, gaforre e cirua,
Pjata me frutadeti, neps të ndjell.

Qengji në hell, lëshon aromë,
Radhima e Zvërneci, po na thërret.
Kryearrëzat e bilbilat këndojnë
Simfoni melodish si për mbret.

Lart malit, te Llogoraja me borë,
Pranë pishave shekullore në hije,
Gatuhen zorrë të qengjit qumështor,
Me arapash e gjalpë plot shije.

Dhe një pyetje, në vesh më gjëmon:
O djem pse ende po rrini mërguar,
Kur Parajsa ju pret e ju fton,
Mëma Shqipëri, nga Zoti bekuar?





No comments:

Post a Comment