Saturday, August 31, 2013

Vjollca Tiku Pasku - FRY O ERË E FRYMËZIMIT


Vjollca  Tiku  Pasku

FRY O ERË E FRYMËZIMIT

Fry o  erë e frymëzimit,
se dua të thith aromat e qiellit,
të pi kaltërsinë,
të lahem me ujin e dritës,
të fluturojë në damarët e ajërt,
ku lindin e udhëtojnë retë ngadalë.
Të ulem në sofrën e parajsës  ëmbël,
e zemra ime të formophet ëngjëll.
Nga krahët vezullues ëngjëllorë,
të shkul një pendë,
nga thitha e dhimbjes që regëtin,
të rjedhë gjak i njomë frymëzimi,
melëvozhgën e agut të bardhë,
të ngjyej pendën,
me gjuhë engjëjsh,
të ngushëlloj tokën  kur i qajnë yjet,
se njëri prej tyre u shua,
t’i jap kurajo hënës,
kur arin e limonit tësaj
e kanë ngrirë të zezat re.
Të gdhend alfabetin e mirësisë,
në plugun e zemrave njerëzore,
të kalit cilësitë e botës.
Ti jap besim ujvarës,që flokët nuk u rritën,
se dimri mban ujrat e ngrirë,
pranvera s’duket askund.
Të vijëzoj buzëqeshjet e grurit,
që buka e vakteve te jetë e ëmbël.
Fry e erë e frymëzimit,
diellin si portokalle do ta shtrydh,
me lëngun e tij të ngrohtë,
të shkrij ngricë e acar.
e pranvera t’i puth e lulëzuar.
Fry o erë, përkule trupin e pemëve,
ndilli dragonjtë  e zjarrt,
ti bien hapsirave pash me pash,
në fletët e shpatullave të qiellit,
të fryjnë historitë e kohrave,
në bërrylat e harkuara të tij ,
digjet vula e pakonjve,
larë me gjakun e heronjve.
Fry  o erë e frymëzimit,
jeho vallen e zanave në livadh ,
sa të pëlcasë gjiu I qelqtë I burimit ,
ngurosur brenda mes shkëbinjve në mal,
të rjedhë ujë I kulluar për udhëtarin.
Fry o erë e frymëzimit,
mbi skitë hyjnore të Krishtit mbi valë,
të thërras;
pini nektarin e ëmbël të besimit,
të kundërmojë dashuria ,
që gjysma lulet të çelin të plota,
petalet e dritës.
Fry o erë e frymëzimit,
në kombin e ëndrrave,
flamuri i shpresës të përkëdhelë,
fytyrën e kësaj bote,
Muzgu i ngrysur të mos  marri orët  e ditës,
e dielli të mbjellë dritë në zemrat njerëzore.
Fry o erë e frymëzimit,
përkund karficat e barit jeshil,
mbi supet e tij të brishtë sy fluturakë të smeraldë,
të fluturojnë duke u kapur krah më krahë.
Fry o erë…ti shkul nga trupi ,
çdo pend frymëzimit,në ditë e mia….
kur  sytë t’më mbyllen,
e goja t’më lidhet  me  shami toke,
thellë  në tokë, mbështjell me qefin  të lastartë,
në rrënjë të tij,
bari të më përkëdhel, e fërfërijë,
faleminderit nga zemra e gjelbërt,
që dikur shkruajte për mua me dashuri.

Wednesday, August 21, 2013

Diamanta Zalta - ËSHTË !















Diamanta Zalta

ËSHTË !

Është kudo…

 E vogël  fort e vogël ,
 Shpesh as nuk shihet ,
 Por është!!!

Është kudo,
Mbështjellë me buzëqeshjen e arsyes,
Botës,
Jetës,
E vogël ,
Por është!!

Fshehur nën buzën tënde,  
Gjallesa…Merr jetë nga e vërteta
Dhe dritë e Diellit .
Fshehur në xixën e syrit të heshtjes,
Ndonjëherë…
Shpërthen gëzimit të Qiellit .

Fshihet dhe në uljen e ngritjen e gjoksit,
Përpara të thënave të zëmrës dhe lotit.

Në belbëzimin e fjalës së parë të fëmijës,
Në përqafimin e njohjes dhe dijes,
Në penelin e papërsëritshëm  të ngjyrave,
 Të piktores më solemne,
Natyrës.

Është !!

Në dallgën, që bregut i ngjeshet
Me bardhësinë e shkumëzuar,
Buzën duke ja puthuar .
Çdo sekondë, pret ta shohësh,
Pret për ta zbuluar.

Përbëre prej grimcash, e vogël
Sa një çast,
Një minutë,
Një prekje,
Një datë . . .
Çdo gjë e bukur ,
Jeton pak !

Është e shtrenjtë,
Sa e shtrenjtë . . . .
S’ka nevojë të trumbetohet,
Vetiut, është e vlerë.

Një grusht me xixa sysh,
Fap – fup  xixëllonjash në errësirë ,
Një melodi, një ritëm, një dritëz,
Një udhë, një ide, një dhimbje e ëmbël,
Me fije drite qëndisur e shkëndija,
Është…LUMTURIA !


E vogël, gjithmonë e vogël,
E shpesh e padukshme,
Por – Është !
Kërkoje !
Mjafton të duash, ta bësh !

Tuesday, August 20, 2013

Vullnet Mato - TRËNDAFILAT E QIELLIT













Vullnet Mato

TRËNDAFILAT E QIELLIT

Mbrëmë kronikat televizive
dhanë lajme të çuditshme nga kozmosi.
Në tërë gjithësinë kishin mbirë

tufa të mëdha trëndafilash të bukur.
Nëpër galaktikat e të gjitha formave,
Vajzat e planetëve të banuar
ishin bërë për t’u puthur…

Ciganët e sistemit tonë diellorë kishin dalë
nëpër mullarët e Kashtës së Kumtrit
dhe u binin tambureve të yjeve, duke kënduar:
Dilni m’i goca kozmike në sokakët e qiellit
se u presin çunat e Tokës së diellit!...
Në mos dalshi, në mos dalshi,
kurrë meshkuj me sy mos pafshi!...

Mbrëmë gjithë natën gjëmoi qielli,
deri në largësitë e tij të thella e të pafundme.
Priten me kureshtje lajme të reja,
vallë, vajzat e cilit planet
do zbresin në Tokë për t’u veshur nuse!...

Kishin dalë kandidatët e parë për nuse yjesh,
disa mijëra beqarë të argëtimeve nëpër klube nate…
mes tyre një shqiptar me flokët si lundër mbi krye,
dhe një kosovar i pashëm me mustaqe…

Petro Dushari - PAK HI DASHURIE













Petro Dushari

PAK HI DASHURIE

Më prek pak me buze
e më ndiz
sipas shkrepses kur
ndizet një fije
e flaka te dyve te na
shkrumboje
e te ngelemi pak hi
dashurie!...

FJALË E PA THËNË

Kur une ta mbylla
gojen,
s' degjove fjalen
te dua
ky nuk qe vec
faji im
por dhe i buzeve
te tua.

Mos e bej kohen
fajtore
kur s'te shpreha
ligjerata
aspak fjalet s'kishin
vlere
kur ndisnim puthjet
e zjarrta

Fryma zjarr me thosh
gjithcka
buzet kur mi
percellonte
fjalet mi digjte ne
gjoks
pasthirm jasht mi
flakeronte

Gjithesia s'kish me
drit
neper yje duart kur
diqja
kur te shtyja si i
marre
boten nga boshtet
ta nxirrja

Dhe tani qe jam
pa ty
kerkoj fjalen qe
kam lene
ajo paske qene
vec ti
ndaj me ngeli pa
ta thene.


Luan Çipi - MALL PËR ATDHEUN
















Luan Çipi

MALL PËR ATDHEUN
  
Atje, si ditë vere, freski në Tiranë
Dhe xhaketën zbërthyer e mban,
Këtu, bije borë e ftoma të than.
Frynë erë e marrë në Miçigan.

Përmallshëm mendimi fluturon
Në Vlorën me bukuri të rrallë:
A thua rinia ka dalë në det e noton
E fëmijët latërzhyhen në valë?

A ka nisur stërvitjen ekipi i futbollit
“Flamurtari”, me emrin e madh?
Po Nartjotët, me varka gjolit,
Janë ngritur herët, me agun që zbardh?

O, sa do më shijonte një picë si qëmoti,
Hedhur rreth e përpjetë mjeshtërisht
Nga Bledi dhe nga Ed Sopiqoti
Dhe buzëqeshja e tyre ëmbëlsisht!?

Në Shkëmbin e Kalasë, te “Lirua”,
Hoteli bregdetar po pret e përcjell.
Barbunjë, karkaleca, gaforre e cirua,
Pjata me frutadeti, neps të ndjell.

Qengji në hell, lëshon aromë,
Radhima e Zvërneci, po na thërret.
Kryearrëzat e bilbilat këndojnë
Simfoni melodish si për mbret.

Lart malit, te Llogoraja me borë,
Pranë pishave shekullore në hije,
Gatuhen zorrë të qengjit qumështor,
Me arapash e gjalpë plot shije.

Dhe një pyetje, në vesh më gjëmon:
O djem pse ende po rrini mërguar,
Kur Parajsa ju pret e ju fton,
Mëma Shqipëri, nga Zoti bekuar?





Sunday, August 18, 2013

Kristaq Turtulli - POEMTH PËR LËVIZJEN
















Kristaq Turtulli
 
              
           POEMTH  PËR  LËVIZJEN

                                    Shpupurite flokët dhe më the:
                        Sot, nuk mund të fle.
                        Është marramendëse kjo lëvizje.

                        Ke të drejtë.
                        As unë nuk mund të fle.
                        Pëshpërite:
                        Ndalemi një copë herë,
                        Mbushemi me frymë.
                        Nuk e shihni!
                        Në krah të majtë plakushi diell lëvizi.
                        Me siklet shkopsiti pelerinën e llavës, e flaku në hapësirë.
                        Të nxehtë ka, temperaturë të lartë.
                        Prej pluhurizimit të kometave, shpërbërjes së planetëve.
                        Thithjes, lëvizjeve marramendëse
                        Dhe xhelozisë së sistemeve të tjerë diellorë.
                        I fton për duel, u hedh dorashkën e flakëve...

                        Nuk e sheh, s’ka qetësi hëna.
                        Si mace kobashe kacavirret nëpër në qiell.
                        Shiko si i shkëndijojnë sytë.
                        Nuk ka qime dhe fanellë
                        Të mbulojë kocka dhe kokalla.
Është lakuriqe.
Iu ronitën, i mbetën cepave të yjeve
Dhe ortekëve të asteroideve.
Kur donte të rrëmbente lëndë dhe dritë prej tyre.
Prandaj vidhet ditën dhe del me natë...

Dëgjon si merr frymë, si dridhet, si lëviz, si shtrihet qyteti?
                        I pangopur, përpin fusha, pyje të lashta.
Nuk ka kohë të fshijë sytë,
                        E lëbyrura prej dritës së fortë.
                        Nuk mundet të flejë si kafshë,
Në tokën e shpirtrave
Të shtrojë çarçafë dhe batanije.

Djalli shpesh herë bëhet i metaltë,
Me brirë shtyn lumenjtë e makinave,
                        Nxit trurin e çmendur të qiellgërvishtësve.
Dhe argëtohet me marrinë dhe pangopësinë e njerëzve...

Shihe. Qyteti nuk mundet më,
Të mbajë si dikur pizhame dhe benevrekë.
                        Papion dhe kostum dopiopetë.
Është bërë përbindësh i hekurtë.
S’ ka më gjumë.

                        E d, as unë dhe ti nuk kemi gjumë.
Por më lër të prehem një copë herë.
Ti më the:
Të kujtohet libri me poezi të: “Valles së yjeve”,
Të plakut të vjetër me kone?
U zverdh, u harrua mbi komodinë.
S’ka më valle të tilla, as yje.
Plaku i vjetër i fshehu me merak nën vete.
Vazhdon më thua, vërtet nuk ka më,
Koncerte me  Bethoven dhe Moxartë!

                        I them, nuk ka.
Nudizmi dhe mania është më komode në këtë jetë.
Enigmatike shtrihet nesërmja.

                        Vendos  duart mbi gjunjë dhe më pëshpërit e trishtuar:
Nuk mund të fle...
Ju  lutem më jepni orën e zanave,
Fëshfërimën e pyjeve.
Zemrën e kreshnikëve,
Tik-takun përgjues të ëndrrave.
Tingujt e ëmbël të kitarave.
Dhe një lule ku është fshehur një puthje.

Përsëri më thua, përse nuk mund të fle...
Zëri i nënës është bërë erë dhe vërtitet skajeve.
Zhurmat, marrëzitë dhe dashuritë,
                        Strukur janë në qenien time.
                        Pëshpëritin, flasin në të njëjtën kohë, gëlojnë,
Të fle s' më lënë.

                        Dua ti them, e di, dhe unë, bares si somnambul në memorie,
                        Njëlloj sikur endem nëpër labirinte dhe monopate.
Atje nuk ka zgjidhje.
Jam i lidhur, humbas brenda tyre.
Mbi to është ndehur pëlhura e lashtë e legjendave.
Eja më zgjidh po munde.
     
                        Nuk më zgjidhe, por më vure kryet mbi supe,
Pëshpërite: Lëvizje të çmendura, ikni, na lini të flemë.
A mund të fle në lidhje!

Nuk ka gjumë...
Tre orë, 
                        njëqind e tetëdhjetë minuta,
                        pezull qëndrojnë,
                        si kopsa te bronzta në kapotën e ditës sime.
                        Sigurisht katër bileta shumë pak janë,
                        Të përshkosh autostradat e gjëra,
                        Për të shkuar dhe ardhur nga puna.

                        Më thua, pa ngjyrime, më mirë që nuk ka gjumë.
Është germa e parë mbi një libër të brymtë.
Se sheh, shtyj turmën me bërryla,
                        Të hap ty rrugë,
Qenka vërtet shumë vapë.

                        Përsëri më thua, dielli nuk ka kohë të fshijë sytë.
Është në duel me diejt e tjerë.
Humbas në rrëmujë.
                        Shtyhu tutje. Pranë meje tualet të rëndë bën 
një prostitutë.
                        Dhe më shkel synë.
        Indiferentizmi ha hamburger dhe flak 
        përdhe thërrime.

                        Dua ti them më lërë rehat me të.
        Dhe...Mos më lër të ngatërrohem me të tjerët 
        dhe me vete,
                        Prit të thërres taksinë.
                        Në vend të hyj atje,
                        Shkel në togun me gjethe vjeshte.

       Nuk mund të fle...
       Eja shkojmë te pragu i metrosë,
                        Lypsari Joe veshur me fustanellë hije,
                        i bie kitarës së thinjave
                        prej shpellës tinguj pikojnë,
                        lot fëmije,
       dhe thërret merrni prej meje çaste çmendurie.

                        Gjarpërinjtë trena shkasin mbi shina,
                        Në shpinën e fushës të mbushur me plehurina.

                        Dëgjove u gëlltiten, u ngritën dhe ranë banka.
                        Si kështjella rëre.
        Nëpër tunele,
                        Lëvrijnë minjtë,
                        Rrëshqasin zvarraniket e metalikë,
                        Zemra e tokës është shterpë.
                       
                        Më rroke për qafe, por nuk më zgjidhe,
                        Më pëshpërite për të disatën herë:
       Nuk kam më gjumë.
                        Dita është e rënduar nga djersa.
                        Nuk janë kurrgjë tre orë,
                        ose katër bileta.
                        Autobusët e ditëve dhe të netë
        Tunden, shkunden në çdo ndalesë
                        Gjithnjë ata mbajnë mbingarkesë...