Kaman Myftaraj
NESËR…NESËR...
Gjithmonë më thua: nesër…nesër…nesër…
Por e nesërmja që pres, po vonohet si shumë!....
Mos kalendari yt ka një matës kohe prapa mbetës,
Më të vjetër se dita kur ty të njoha unë?...

Si në paradë kalojnë ditët e
netët njëra pas tjetrës,
Herë me shkëlqimin e diellit dhe hënën magjike,
Herë furtunë, re të zeza, shkumëzim dallgët e detit,
Për të ardhur deri tek unë e nesërmja e magjishme.

Unë jam këtu, pikërisht këtu
ku kam qenë përherë,
Ulur në stolin tonë të vjetër duke të pritur ty!
Mendimet më fluturojnë si zogj të etur nëpër erë,
Për të ardhur në oazin matanë detit ku jeton ti.

Një urë me arterie fillova
të ndërtoj për të kaluar detin,
Duke shtruar mbi to ndjenjat ngrohta të shpirtit tim,
E flaka në dallgët e shkumëzuara atë kalendar të vjetrin
Të nesërmen magjike për të arritur shpejt, aty ku je ti !...

No comments:
Post a Comment