Monday, June 10, 2013

Serxho Hizma - UNË DHE NIAGARA












Serxho Hizma

UNË DHE NIAGARA

Së bashku ishim në një shkollë,
në të njëjtën klasë.
Ti gjithmonë në bankën e parë,
unë një bankë më pas.
Ndonjëherë të prekja padashur
Flokët e verdhe gjer në brez,
ti ktheje kokën menjëherë,
dhe më kundroje serbes...
Gjithmonë të quaja “Niagarë”
dhe kur nuk ta thosha unë,
ti ma kujtoje vetë,
duke lëshuar flokët si ujëvarë.
te mbulonin bankën lehtë-lehtë.  
Kur të thosha me shaka,
kam lindur një javë më parë,
dhe kur të shkojmë në atë botë,
do mbajmë të njëjtën radhë...
Por unë veç kam një dëshirë,
të mbytem në Niagarë
dhe ti them jetës lamtumirë
nga ti një javë me parë.
Ti thoshe: Niagara jam unë
dhe ujë skam të të mbyt...
Atëherë të përgjigjesha:
Me flokët e t’u do lidhem,
ti bëj litar në fyt!...
Dhe ta dish që s’më vjen keq
të mbytem në tënden Niagarë
T’i lutem Zotit të më heq,
nëse mbetem një ditë pa i parë...
Meqë kaq shumë të pëlqejnë,
flokët po i pres qe tani,
dhe do t’i fal të të mbajnë ngrohtë
të flesh me flokët e mi në gji...
Jo, jo, të prerë unë nuk i dua,
pa atë që këto flokë të arta mban,
se veç për të më rreh zemra mua,
dhe me shpërthen si vullkan...
Së bashku shkollën e mbaruam
së bashku dhe në punë,
dhe largësia fare u shkurtua,
se Niagara jote mbyti zemrën tek unë...

No comments:

Post a Comment