Monday, December 16, 2013

Petrit sulaj - DHE VJEN NJE DITË














Petrit sulaj

DHE VJEN NJË DITË

Dhe vjen një ditë
kur lumturia shartohet
pa të pyet,
e fruti i saj piqet i kënaqur me botën,
e i lumtur me veten…

Sapo jam ndarë me ty,
nuk mund të bëj para,
ndalem,
kokën kthej pas
vështrimin e lëshoj zog
andej nga ike,
dallëndyshe drejt folesë.

Nuk të shoh më.

Dua të shtrihem,
o Zot,
të fle në xhadenë me pluhur
jetën që më ka mbetur!

Si ka mundësi,
që vetëm dy orë
të më bëhen histori
për tu ushqyer me të dy shekuj?
Si ka mundësi
që xhadeja ku dua të shtrihem
nuk më kupton,
nuk më pranon
ngaqë është mësuar
me trafikun e gomave.

Nuk jam më uniforma ime imagjinare,
jam kanotjerja jote reale;
teveqele, sa dhjetë vajza të dashuruara
bashkë, jo, më shumë
jam zhurma që bën birra
kur mbush gotën me shkumë.

No comments:

Post a Comment