Kujtim Stojku - VIRUS
Kujtim Stojku
VIRUS
I padukshëm siç je t’kam marrë n’frymëmarrjen time
Dhe ti ashtu urtë e butë n’mushkri, n’gjak zë vend
I gënjyer nga liria kam thithur ajrin pa pretendime
Prandaj ti je brenda meje,kur vuaj,qesh tërë gaz e shend.
Shpesh ajri i freskët m’ka mikluar n’fytyrë e bashkë kemi gdhirë
E ti gjithmonë kërkoje shteg t’hapur brenda meje për të hyrë
Dhe pse bashkë me ajrin je sjellë e sillesh i lirë n’hapsirë
Duke hyrë tek unë m’nxit shpirtin ta ndryshoj me dëshirë.
Kur për shkakun tënd zë shtartin duke lënguar prej dhëmbjesh
E shpirti rënkon brenda meje prej ethesh gjith zjarmi
Dua t’flak jasht’,t’zhduk përgjithmonë,t’mos i bësh kujt asgjë
Po ti ndryshon formë nag virus,n’insekt helmues t’pickon gjithnji.
Dhe ti qesh kur më sheh si m’ke shpërfytyruar
Rrudhur e plakur para kohe
Si meit i babëzitur për orekset e tua
Dremis në zjarimi,i qullur në djersë çohem…
K’shtu unë e kam t’vështirë të dalloj rrugët e tua
Duke t’gjurmuar pas n’çdo skutë dhe shteg
Ti shpesh një krah rri duke ma sulmuar
Pastaj si mushkonjë ma pi gjakun në ballë
M’futesh nën qepallë mendimin pa mëshirë ma godet…
No comments:
Post a Comment