Sunday, December 15, 2013

Hasan Gremi - NJERIU DHE DASHURIA













Hasan Gremi
NJERIU DHE DASHURIA

Mike të këtij shpërthimi dritëzimesh,
Pata qenien tënde, e përjetshmja dashuri!
Madhështi të shpirtit e iluzion verbimesh,
A të idealit, apo të ëndërrimeve, s’ka rëndësi.

Pyeta vesën e luleve, gjetheve sapo rënë,
Dhe dritën e artë të agimit që tejshkon:
“Nëpër shekuj jetoni, a e keni nxënë
këtë hijeshi jetës, kush ia mëkon?
..........................................................

Hyjnores, shigjeta fjalësh plagë i çajnë,
Me pelerinën e natës i thurin me rrëmbim.
Dashuritë një barrë me dhembje mbajnë,
Dhe përpëliten të sjellin në jetë një agim.

Ndaj, në emër të këtij agimi të thektë,
Gjithë universi kërkon një fatdalje të re,
Që në horizontin e hyjnimit u fektë,
E shenjta, kurrë të mos mbetet grua e ve.

Shporre frikën, pranë të mos e kesh,
Dhe udhën qëroje për nga përjetësia!
Këtë pajë të çmuar ta bëjmë mikeshë,
Që tek njeriu, të hapë portat dashuria.

No comments:

Post a Comment