Lumturi Ymeri Bersava
JAM...! Ç'JAM...?
Një gjethe?
që bleroj faqesh-pranvere,
akorduar
telash-flladi-ere?
e mbarsem me të gjitha
të verdhat e Van Gogut,
deri tek ajo e verdha e pisët...
...e vdes,
e shkelur dhunshëm,
murosur ngricës e baltës,
me të vetmin vegim lumturie
te fluturimit të... rënies!
Jam..!
Një degë?
që mbetem lakuriq
prej sqepash
e kthetrash sorrash dimri!
E ndjej një "krra",
jo prej grabitqari,
por, prej shpirti
e trupi që thyhet, çahet...!
... Në fund të fundit,
jam...
një fluturim!
Ç'jam?! ...një rënie!
No comments:
Post a Comment