Kaman Myftaraj
PRANË DETIT
Pranë detit rri e shoh fotografinë,
Imazhin tënd mbi dallgë si në pasqyrë.
Herë të sjellin pranë dhe herë të largojnë,
Simfonia e dallgëve thur këngë për dashurinë.
Në rërën e lagur shkruaj emrin tënd,
Dallga vjen rrëmbyeshëm e nga sytë ma fshin.
Duket sikur dallga e detit qenka xheloze,
Por, vetm rërën merr me vete, jo dashurinë.
Do thërras ylberin ta qortojë dallgën,
Emrin tënd të shkruar ta ruaj gjithmonë,
Do thërras dhe diellin, yjet bashkë me hënën,
Ngrohtësi e dritë ne të dyve të na dhurojnë
Pastaj ylberin, Hënen, yjet dhe Diellin vetë

Do t’i ftojmë në krye të krushqve dasmorë,
Të na urojnë të dyve trashëgim në jetë
Dhe si dëshmitarë të firmosin martesën tonë.
No comments:
Post a Comment