Arjana Dashi
TAKOHEMI PRAPË NESËR...
Mos më ler të humb,
takohemi prapë nesër.
Do gjendet gjëkund
një vend për ne nën qiell,
fosil pa u bërë
gjithçka që na lidh.
Më ler të të bind,
që s'është veç një trill
që i paraprin shkujdesjes,
që s'është veç pasion
që i paraprin heshtjes.
Ndryshe do vraponim
akoma pa u mbathur,
të dy të turpëruar
nga epshi cipëplasur.
Takohemi prapë nesër,
mos më ler të humb!...
No comments:
Post a Comment