Kostaq Duka
VIZATIME NË
“QYTETIN E ERËS”
-Triptik me peizazhe-
NËN “PUSHTIMIN” GRI
Prej liqenit,
a prej
qiellit të plumbtë,
u ngjyen
rrugët, fasadat e grataçieleve ,
pardesytë e
palltot e njerëzve supembledhur
që me erën
shkëmbejnë thashetheme pa fund?!
Çikagoja
nën pushtimin
gri.
Hijerëndë, më
shumë se trishtim,
trajtëson
frikshëm - madhështi.
NJË GRUA…
Një grua
nën pallton e
zezë,
çapitet si
një hije buzë liqenit-det
shkumëzuar në
valë zemërimi……
E vetme,
larg lëvizjes
marramendëse,
shuan me
liqenin
pikëllimin
NË PRITJE
TË DEKORIT TË RI
Qyteti i erës
e flaku tej
dekorin e blertë.
Degët e
pemëve dridhen
si fëmijët
jetimë lënë rrugëve.
Njerëzit u
hedhin vështrimin me dhëmbshuri,
në pritje të
çastit kur ato të mbështillen
me mantelin
farfuritës të dritave.
No comments:
Post a Comment