Saturday, November 19, 2011

Silvana Berki - ATËHERË KUR DUHEJ TË FLISNIM...HESHTËM!



Silvana Berki

ATËHERË KUR DUHEJ TË FLISNIM...HESHTËM!

Nuk të kujtohet kur mi prekje flokët?
Atëherë ti ishe i ri, moshatar me mua
S’e di kaçurrelave të arta, ç’më lëmoje...
instinktivisht zemrën, a fjalën të dua ?

Si nuk të kujtohet, kur shikimin ma shpoje,
Ashtu dyluftimin ta ktheja dhe unë.
Vërtet, përplasjen e tyre s’e dëgjoje?!
shkëndijat që shuheshin netëve pa gjumë.

Me fjalë nuk guxuam të thyenim moralin,
se atëherë do ishim të dy të përdalë...
Në heshtje, nga larg e pata shuar mallin
që zbehej çdo ditë, pranverës pa fjalë.

Mos vallë Perëndive ju dhimbën të pafjalët,
se dhe Ata si ne, në heshtje na folën
Një eros, e filos, agape s’i ndalën....
si trio Vlonjate nëpër këngë i mbollën.

Si nuk të kujtohen mendimet e turpshme,
nën lëkurë mekur, prej nesh rrebelonin.
Eh 25 vite, mbrapsht në mund t`i ktheja
si Jean-Dark do digjesha, veç një fjalë ta thonim.



 *Paulo Coelho, përcakton format e dashurisë.
 *Eros , dashuri e shëndetshme me  forcë magjike.
*Filos , dashuri miqësore, shoqërore..
*Agape është dashuria përfekte,që përtyp gjithcka..


No comments:

Post a Comment