Kaman Myftaraj
DUA TË VALLËZOJ ME TY SONTE
Një tango të lehtë dua të vallëzoj
me ty sonte,
Nën tingujt e një violine shoqëruar
me kitarë.
Kokën mbi supin tim lehtë të ma
mbështetësh,
Flokët e tua të gjata lëshuar si një
ujëvarë .
Të ndjej zemrën tënde si rreh mbi
gjoksin tim,
E gjiret e tua të bëshme kur lehtë
mbështeten,
Të ndjej frymëmarrjen e gjoksit që të
gufon,
Të ndjej ëmbëlsinë e buzëve kur
të miat prekin.
Nën tingujt e ëmbël të të magjishmes
violinë,
Të shikoj dy sytë e tu që si
xixëllonja vezullojnë,
Dy fjalë të magjishme ëmbël të të
them në vesh,
Një drithërimë e lehtë trupin të na e
përshkojë.
Dua të vazhdojë gjatë kjo tango
sonte,
Magjinë e ëndrrës së bukur të përjetojmë.
No comments:
Post a Comment