Bukurije Bushati - LETRA TË PADËRGUARA
Bukurije Bushati
LETRA
TË PADËRGUARA
Këto letrat e mia që nuk i nisa kurrë,
I mbajta të kyçura në ditarin tim.
Aty bashkë me ty bisedova aq shumë
Por të t’i dërgoj, nuk pata guxim.
Këto letrat e mia, që shkrova për ty
Dora nuk guxonte t'i hiqte nga ditari
I la të lindnin, dhe të plakeshin aty,
Ashtu siç ruhet i kyçur me çelës thesari.
Letrat e mia, letrat e padërguara,
Letrat që brenda mbajnë kaq mall
Unë i penduar me ballin e rrudhosur,
Pyes veten, pse nuk t'i nisa vallë?
Letrat e shkruara në moshë pranvere,
Kanë mbetur të njëjta në ndjenja në mall
Por ajo dorë që aq bukur i shkoi atëhere,
Dridhet sot, kur i merr, nuk mundet t'i hap...
No comments:
Post a Comment