Friday, November 18, 2011

Agim Bajrami - U GRINDËM PËR NJË PUTHJE



Agim Bajrami

U GRINDËM PËR NJË PUTHJE

Jam pjesë e natës këtë mbrëmje
Gjymtyrë e qiellit hutaq
Me ty u grinda për një puthje
Asgjë më tepër sesa kaq.
S’ma merrte mendja se do fyhesh
(Një ftesë për puthje nuk të vret)
Dhe hënës rrotull i vijnë yjet
Po prapë janë bashkë sot e kaq vjet.
Shyqyr që s’kishe thonj në duar
Se sot do isha burrë pa fyt
Unë inat femrash kam provuar
Po ju tsunam që të vërtit.
Nuk më le kohë të të sqaroj
Se tek unë fle një shqisë e shtatë
Që veten djeg pa pasur drojë
Veç pak të lumtur t’i bëjë gratë.
Në s’më beson, pyet Perënditë
Ka një kod zemre midis nesh
Me to unë zgjohem ditë për ditë
Nën një jorgan mbi shtretër resh.
Me ty patjetër u gabova
S’e di ç’virus më mbiu në zemër
Me një sirenë të ngatërrova
Që ti s’i vije as në thembër.
Budallaçkë e mjerë,
Unë thashë të të bëj një nder.

No comments:

Post a Comment