Skënder Rusi
GJITHNJË E MË PAK
Gjithnjë
e më pak
po japim të puthura,
Të
hidhura,pa sheqer
kafet po i pimë!
Ditët
tona(ato më të bukurat)
I mbajmë
veshur
edhe prapë ngrijmë!
Gjithnjë
e më pak
po japim përqafime,
Përpiqemi
po nuk i shmangim dot dimrat!
Tani edhe
mes nesh
kanë filluar grindjet,
Ashtu kot
më kot,
siç fillojnë shirat!
Gjithnjë
e më pak
po gjejmë njeri-tjetrin,
Nëpër
këtë pyll
me drurë të pikëlluar!
Ndoshta
është kështu
me të gjithë njerëzit,
Ndoshta
ndodh kështu
me çdo të dashuruar.
No comments:
Post a Comment