Friday, December 9, 2011

Arjana Dashi - ENGJËLL APO DJALL



Arjana Dashi

ENGJËLL APO DJALL

I dashur,
Djallin duhet ta kërkosh ndër shenjtore
nder  ato që "të fiktë” iu bie.
Kur ua gjen djallin për dore
Tek unë,
Ti e di,
S’kam ç’fsheh
Një e pandarë:
Engjëll e djall,
Kur te dua
E të ruaj nga mjerimi i humbjes sime
Kur si xhelat më shndrit sëpata
Në dorështrirën përmbi ty…
Atëhere ngjallet e del një djall
Asaj prekje t’I thotë “ndal”
E në pastë aq dobi
Sa “don Zhuan-et" t'i  bëjë hi
Fshihet djalli,
I shpëlari
Kthehet engjëlli,
I ëmbli
Në kufi të krahut tënd…

1 comment: