Wednesday, December 14, 2011

Kaman Myftaraj - TË SHOH NË ËNDËRR


 

Kaman Myftaraj

TË SHOH NË ËNDËRR

Në ëndërr të shoh e flakë ndizem,
Përpëlitem gjithandej...
Flas me vete dhe filloj e digjem,
Qenien tënde brenda meje ndjej.

Të ledhatoj e më gëzon shpirtin...
Flokët e tua duart më mbështjellin,
Si yje sytë e tu më ndritin,
Magji e drithërima tek unë përcjellin.

Një puthje e zjarrtë në ëndërr...
Një diell që mua më përvëlon...
Një rënkim më del nga shpirti...
Me një lëndinë të bukur që bleron.

Burim i pashtershëm mjalt zambaku,
Që shpirtin tim ma ëmbëlson.
Ajër, diell, në deje gjaku,
Për mua je e mbetesh gjithmonë.

No comments:

Post a Comment