Wednesday, December 21, 2011

Kaman Myftaraj - PËRSE NUK MË FLET MË


 

Kaman Myftaraj

PËRSE NUK MË FLET MË

Përse nuk më flet më, apo më mban mëri?
Përse ata sy nuk shkëlqejnë më si më parë?
Ku shkoi vallë ajo buzëqeshja jote e ëmbël?
Ledhatimi dhe puthjet që më dhuroje me mall?

Mos vallë u mërzite, se të thashë sa shumë të dua?!
Mos vallë ajo zemër nuk rreh më si më parë?!
Përse s’ta dëgjoj më zërin, një fjalë nuk ma shkruan?
Kush ta prishi mendjen, shpirtin kush ta ka vrarë?

S’të desha për një ditë, as në letër si imazh,
As për sytë e bukur, as për gushën e bardhë,
Të desha dhe të dua me shpirt pa kushtëzime.
Se ti je për mua dritë, je prushi i zemrës time.


No comments:

Post a Comment