Sunday, October 30, 2011

Skënder Rusi - TË PALUMTURIT


Skënder Rusi

TË PALUMTURIT

Një ditë vendosa të numëroj të palumturit,
Hyja  brenda njerëzve e dilja prapë,
Pashë  që edhe atje ku ishin më të bukurit,
Të gjithë i kishin të palumtura gratë!

Pashë që edhe atje ku ishin gratë më të bukura,
Burrave iu vinte çuditërisht për të plasur!
Nga gratë e tyre s’po merrnin më të puthura,
(Humbnin të puthurat nëpër burrat e pasur!)

Hyra edhe brenda mbretërve të famshëm
Dhe atje, të palumtur gjeta më tepër!
Çdo mbretëreshë e bukur atje vuante
Nga ankthi i tradhtive me të tjerë mbretër!

E ja kështu, çdo ditë, numëroj të palumturit,
Ata janë për mua e tërë bota e gjallë!
Është gënjeshtari më i madh
                      ai që thotë të kundërtën,
Që mund ta ketë lexuar veç në ndonjë përrallë!


No comments:

Post a Comment