Saturday, October 22, 2011

Skënder Rusi - PUTHJE NË RRUGË



Skënder Rusi

PUTHJE NË RRUGË

Ata po puthen, e po mirë,
                   le të puthen,
Le t’i shtojnë kësaj dite
             marrëzinë e vet!
Veç e veç ata janë mëkatarë,
Kur bëhen një
                   ata janë një shenjt!

 Ata po shkrihen,e po mirë,
                      le të shkrihen,
(Bota e tërë ka lindur
                             nga ky art!)
Ku mund të gjesh
          dhe ndonjë nuancë grije,
Dhe ndonjë shi prej vjeshte
                             që të lag!

Ata duhen, e po mirë,
                             le të duhen,
Si  dita me natën
                           që rrinë  afër!
Ata veç e veç janë mëkatarë,
Po krijojnë një shenjt
                   kur puthen bashkë!

No comments:

Post a Comment