Vjollca Tiku Pasku
PËR TY NËNË
A mundet gjithë ngrohtësia e rrezeve të diellit,
të më japë ngrohtësinë që më jep ti nënë?
A mundet gjithë prehri i madh i qiellit,
të më japë qetësinë që më jep prehri yt moj nënë?
A mjafton gjithë rrjedha e burime tëlumenjve,
të më freskojë vapën si freskija e fjalëve të tua, nënë?
Nuk besoj se mjafton gjithë boja e shkrimit të botës,
të shpreh ç'ndjej për ty, nëna ime.
Nuk mjafton as gjithë aroma e luleve praverore,
për të ndjerë erëmimin që më jep fryma jote e ngrohtë.
Të shkruaj për ty nënë,
duhet të kthej, çdo dimër në pranverë.
Të mbledh të gjitha agimet e tua,
e ti ngjyros me ylberin e mirësisë tënde, nënë.
Të shkruaj për ty duhet,
të shkrijë gjithë akujt e botës, ti kthej në mjaltë e sheqer.
Të shkruaj për ty nënë,
duhet gjitha degët e egra të erës,
ti kthej në trëndafila buzëqeshjesh nënë.
Të shkruaj për ty duhen,
fletët e Edenit, dhe pena e Krijuesit të madh.
Ndaj unë të shkruaj thjeshtë.
Të dua në çdo pore të zemrës NËNË
No comments:
Post a Comment