Sunday, October 6, 2013

Edlira Doko - KUR DUHESH…NUK JE








 

Edlira Doko
 
KUR DUHESH…NUK JE

Mos më bëj të qesh me pahir,
ti nuk di se çfarë është lumturia,
pastaj, o Zot, ti zemër nuk e ke
ndaj s’ke nga ta dish se ç'është dashuria.

Se jeta nuk është lojë, është uragan,
kapur mbas flokëve të saj për një shpresë,
është rrebesh i egër në ditë me tufan,
në je i zoti ndërton fole sipër resë.

Tjetër jetë është ajo e bërë veç prej puthjesh,
diku atje larg, në kopshtin e Edenit
fshehur në gjelbërishte, diku mes lulesh
është gjarpri sykuq, molla e Adamit.

Por të arrish në atë vend të Perëndisë
duhet një mal me vullnet në furtunë
të tundesh nga fati në djepin e lumturisë
Në trup adrenalina të derdhet lumë.

Ndoshta gaboj rëndë, imzot, më ndje

Po ç'të të them… Kur duhesh, nuk je!

No comments:

Post a Comment