Luan Xhuli
E SHKRUAR NJË TË DIEL DHJETORI
Shtrëngimet e sinqerta te dorës,
rrahja me dashuri e supit,
dhe shikimi ne sy kur flet me fqinjin,
u pakësuan si gjethet e pemëve
në k’të ditë dimri…
Sa pak gjera na mbeten...!
Klorofili i fjalës ,
korentet e ajrit,
dhe ngjyra e dritës,
pësuan ndryshkje si dritare e vjetër ...
Kaq pak ,
as borxh vetes
si japim dot me !
U pakësuan te ngrohtat, te ftohtat,
pikantet, te djegshmet...,
sa...as me dashurinë nuk mbyllim me takim.
Harruam bukurinë e pritjes.
Ditët,
kane mbetur pa astar
dhe çaste te thërrmuar mbajnë neper xhepa.
Pak, pak, pak
sa dhe uria ka mbetur shtatzënë ...
Grindjen ne njërin djep
vetminë në tjetrën anë…
Andaj kërkoj një përqafim me shumë...!
No comments:
Post a Comment